1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti grek miraton paketën e kredive të reja

Parmanti grek ka vendosur pas debateve të shumta me shumicën e votave që të mbështesë paketën për kredi të reja. Miliardat e reja për Greqinë duhet të miratohen edhe nga Eurogrupi.

Me vendimin e Parlamentit grek është mënjanuar vetëm një pengesë në rrugën drejt realizimit të paketës së tretë të ndihmave për Greqinë. Vendimi është marrë në momentin e fundit, pasi sot për këtë çështje duhet të vendosë edhe Eurogrupi. Në votimet paraprake është dëshmuar se koalicioni e kryeministrit Alexis Tsipras nuk e kishte shumicën e duhur për miratimin e këtij vendimi. Por tri partitë më të rëndësishme opozitare kanë vendosur nga frika e falimentimit dhe dështimit total të shtetit që të mbështesin planet e qeverisë për reforma dhe kursime. Ato mundësuan kështu krijimin e shumicës në Parlament dhe votuan për ndihmat e tjera me kredi deri në 86 miliardë euro.

Ndër kushtet që duhet të plotësojë Greqia është ngritja e tatimeve për transportet e anijeve, shkurtimi i subvencioneve për bujqësi, heqja e mundësisë së daljes së parakohshme në pension dhe përshpejtimi i privatizimit. Qeveria greke po përpiqet që reformat t'i realizojë në kohëra të ndryshme dhe jo të gjitha menjëherë, theksoi ministri i Financave Euklid Tsakalotos, në hapje të debatit të Parlament.

Gjermania mund të frenojë negociatat

Pengesa e dytë që duhet kaluar në këtë rrugë është miratimi i paketës nga Eurogrupi. Ministrat e Financave të shteteve anëtare të Eurozonës do të debatojnë këtë të premte (14.08.2015) për paketën më të re të ndihmave dhe do të vendosin nëse masat e parashikuara në Athinë mjaftojnë për kredi të reja. Së fundi edhe Finlanda skeptike ka sinjalizuar mbështetje. Por ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble mendon se reformat ende janë tepër të ngadalshme. Sekretari i shtetit në ministrinë e tij, Jens Spahn thotë se ende nuk ëshë i qartë roli i Fondit Monetar Ndërkombëtar në këtë program. Nuk janë sqaruar të gjitha gjërat as me fondin për privatizimin. Spahn pohon se Eurogrupi duhet të debatojë edhe për këto gjëra. "Varësisht prej këtyre masave ne do të sugjerojmë apo jo që kësaj pakete t'i jepet drita jeshile edhe në Bundestag."

Nëse vendoset për mbështetjen e programit, debati në Bundestag pritet të martën apo të mërkurën, në një seancë të jashtëzakonshme. Kjo do të mundësonte që Athina me 20 gusht të marrë ndihmat e para prej 26 - 43 miliardë euro. Kështu e përshkruan skenarin e parë ministri finlandez i Financave, Alexander Stubb.

Skenarë të tjerë

Nëse Schäuble nuk bie dakord me këtë program të premten, gjërat mund të realizohen sipas skenarit të dytë. Athina do të merrte një kredi emergjente sa për të mbijetuar krizën dhe për të paguar borxhet prej 3,4 miliardë euro ndaj Bankës Qendrore Evropiane. Por për çdo ndryshim në program kryeministrit Tsipras i duhet një miratim tjetër në parlament. Në këtë mënyrë do të shtohej edhe më shumë presioni për zgjedhje të reja në Greqi.