1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti grek aprovoi paketën e masave më të rrepta deri më sot

Projektligji, që nxori si asnjëherë Greqinë në protesta masive, u bë ligj i shtetit me votën e pozitës. Aprovimi i tij u stigmatizua nga vdekja e një demostruesi, por edhe dhunën në sheshin Sintagma dhe rrugët përreth.

default

Pas një debati të stuhishëm dhe në përfundim të cunamit dyditor të manifestimeve të papara, parlamenti grek aprovoi mbremë paketën e masave më të rrepta deri më sot, që i hap rrugën Greqisë për këstin e 6-të tö ndihmës prej 8 miliardë eurosh, por edhe për një zgjidhje më të qëndrueshme të borxhit të saj në samitin evropian të së dielës. Projektligji në tërësi u votua nga 154 deputetët e pozitës, kurse neni kritik 137 për kontratat e punës nga 153.

Protestues qëllojnë me gurë në Athinë

Protestues qëllojnë me gurë në Athinë

Kundër tij veç 144 deputetëve të opozitës votoi dhe ish ministrja e Punës, Lluka Kaceli, e cila me vendim të kryeministrit u përjashtua nga grupi parlamentar. “Pas vendimeve, që shpresoj se do të merren edhe për ne, por edhe për eurozonën, duhet patjetër të ndërmerren nisma politike. Ka vajtur tek s'mban më”, deklaroi Vaso Papandreu, nga kuadrot historikë të socialistëve, që pranoi të votojë pro pas takimit me kryeministrin.

Vdekja e një demostruesi në spital e rëndoi dhe më tepër atmosferën e elektrizuar nga incidentet dhe shkatërrimet e mëdha në sheshin para parlamentit dhe rrugëve përreth nga sulmi i të rinjve me maska me bomba molotov, llozë dhe copa mermeri kundër demostruesve të Partisë Komuniste. Pati përleshje trup me trup dhe u lënduan 70 vetë. Sheshi u mbyt nga lëndët kimike të policisë, që bëri dhe 23 ndalime dhe gjashtë arrestime.

Autor: Niko Anagnosti

Redaktoi: Angjelina Verbica