1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Parlamenti gjerman kërkon heqjen e bllokadës në Rripin e Gazës

Parlamenti gjerman trajtoi ditën e enjte në një senace të posaçme incidentin në Gaza. Partitë treguan një harmoni të pazakontë me njëra-tjetrën.

Parlamenti gjerman trajtoi ditën e enjte në një senace të posaçme incidentin në Gaza.

Parlamenti gjerman trajtoi ditën e enjte në një senace të posaçme incidentin në Gaza.

Me aksionin kundër flotës së anijeve me ndihma humanitare për Rripin e Gazës, Izareli ka vepruar në mënyrë jo proporcionale. Për këtë ishin të një mendimi të gjithë oratorët në seancën e parlamentit. Edhe një gjë tjetër ishte e padiskutueshem për të gjithë. Se bllokadës së Rripit të Gazës i duhet dhëne fund. Këtë e kërkuan të gjitha fraksionet. Deputetja e të Gjelbërve, Kerstin Müller e formuloi kështu këtë kërkesë.

"Izraeli duhet t`i japë fund bllokadës së Gazës, sepse nuk është humane dhe është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe nisur nga interesat e sigurisë së Izraelit, është jo produktive".

Jan van Aken, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të të Majtëve e përforcoi edhe më tej duke thënë se qeveria e Netanjahut ndodhet në rrugën e kamikazëve dhe e ka futur Izraelin në izolim të plotë. Bllokada e Gazës tha ai forcon vetëm ekstremistët dhe armiqtë e Izraelit. Sulmi ndaj anijeve nuk mund të justifikohet: "Është krim, që sulmosh një anije që ndodhet në det të hapur, të vrasësh, të plagosësh, të rrëmbesh. Ne në Gjermani kemi ngritur padi".

Annette Groth nga i njëjti grup parlamentar, ishte në Mavi Marmara, në anijen turke, e cila u uzurpua nga marina izraelite. Ajo nuk ka parë se si janë vrarë njerëzit në bordin e anijes, por ka qenë dëshmitare e një trajtimi tejmase jo njerëzor të pasagjerëve nga ushtarët izraelitë. "Kështu unë kam parë që të plagosurit në shkallën për në kuvertën e sipërme të anijes transportoheshin me kokën poshtë. Për të palgosurit rëndë, kjo mund të jetë vdekjeprurëse. Shumë burra i kanë pasur duart për orë të tëra të lidhura pas shpine me tel. Unë isha ndër të paktat gra që na lidhën duart pas shpine. Dhe vajtja në banjë lejohej ose ndalohej në mënyrë arbitrare."

Israel Gaza Rachel Corrie No Flash

Një ushtar izraelit e shau një izraelite palestineze me fjalët: "Njerëz të tillë si ju duhen hedhur të gjithë në det".

Deputetët e fraksioneve të tjera shprehën lehtësimin që Groth dhe anëtarja e së njëjtës parti Inge Höger janë kthyer në Berlin shëndoshë e mirë. Megjithatë ata nuk i kursyen kritikat ndaj të dyja politikaneve dhe ndaj pjesëmarrjes së tyre në flotën e Gazës.

Kritikat nga rradhët e CDU-së dhe të Gjelbërve ishin se ata e kishin lënë veten të shfrytëzohen nga Hamasi.

Andreas Shockehof, për çështjet e politikës së jashtme në CDU-së theksoi: "Përse nuk tematizoni kurrë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut nën regjimin e Hamasit?

Përgjigja është: Se për ju është më e rëndësishme solidariteti me ekstremistët e Hamasit se sa me njerëzit në Gaza. Këtë ju e keni dëshmuar duke mbajtur krahun e njërës palë në konfliktin në Lindjen e Mesme.

Pothuajse të gjithë oratorët theksuan marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Gjermanisë me Izraelin dhe detyrimin e veçantë të RFGJ-së për sigurinë e Izraelit. Por kjo nuk do të thotë që të mos flitet për gabimet e qeverisë izraeite dhe të mos kërkohet rishikim i politikës së saj.

Autor: Betina Marx/ Sonila Sand

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 11.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/No5v
  • Data 11.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/No5v