1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Parlamenti gjerman diskutoi për politikën e brendshme dhe të jashtme

Politika gjermane në Afganistan ishte të mërkurën (20.1.) një nga temat qëndrore të politikës së jashtme në diskutimin parlamentar për buxhetin e vitit 2010.

Politika gjermane në Afganistan ishte tema qëndrore e debateve në parlament.

Politika gjermane në Afganistan ishte tema qëndrore e debateve në parlament.

Një javë para zhvillimit të konferencës për Afganistanin në Londër opozita kërkon, që qeveria të bëjë të njohur qëndrimin e saj në negociata. Ajo akoma nuk është shprehur në mënyrë të detajuar për politikën e ardhshme ndaj Afganistanit, kritikon politikani i Të gjelbërve Frithjof Schmidt: "Një strategji të qartë për Afganistanin ajo nuk na e ka paraqitur akoma, edhe pak ditë para konferencës!"

Të mërkurën e ardhshme (27.1.) kancelarja Angela Merkel do të paraqesë në parlament deklaratën qeveritare lidhur me politikën në Afganistan. Deri atëherë pozicioni, që do të ketë Gjermania, mbetet i mjegullt. A do të shtohet kontingjenti i Bundesverit, po apo jo? Ministri i jashtëm Guido Westerwelle është i paqartë: "Ndryshe nga ndonjë njoftim gazete unë kurrë nuk kam thënë, që në asnjë mënyrë nuk do të ketë shtesë, psh të kapaciteteve trajnuese të Bundesverit. Unë as nuk kam thënë kurrë, që do ta bëjmë patjetër. Unë i kam kushtuar rëndësi një gjëje: Në rradhë të parë janë pikësynimet, fillimisht është perspektiva e Afganistanit, pastaj për një kohë të gjatë nuk vjen asgjë dhe më vonë vjen mbrojtja ushtarake. Kjo është renditja!"

Politikani ekologjist, Frithjof Schmidt.

Politikani ekologjist, Frithjof Schmidt.

Gregor Gysi

Gregor Gysi

Andreas Schockenhoff, CDU Mitglied des Deutschen Bundestags

Andreas Schockenhoff, CDU Mitglied des Deutschen Bundestags

Konferenca e Londrës nuk është konferencë për shtimin e trupave, thotë minsitri i Jashtëm. Më shumë ai nuk thotë. Një gjë është e qartë: Qeveria federale do ta zgjerojë ndihmën për zhvillimin dhe do të bëjë më shumë për përgatitjen e forcave afgane të sigurisë. Për kristiandemokratin Andreas Schockenhoff, kjo është një predispozitë për tërheqjen e Bundesverit. "Ideja kryesore është kjo: 'Kush do të dalë më parë që andej, duhet të dërgojë tani më shumë instruktorë ushtarakë dhe policë. Kush nuk është i gatshëm për këtë, mban përgjegjësinë, që ne të qëndrojmë më gjatë. Ne këtë nuk e duam.'"

Edhe përsa i përket tërheqjes qeveria deri tani nuk është pozicionuar, ajo shprehet vetëm në përgjithësi, se do të zhvillojë një perspektivë pör tërheqjen. Lidhur me këtë Gregor Gysi, kryetari i fraksionit të Majtë thotë: "Ata thonë se duan një përspektivë për tërheqje që në këtë periudhë legjislative. A më lejohet ta përkthej këtë për popullsinë? Kjo do të thotë se ata duan që deri në vitin 2013 ta dinë, nëse dhe kur do të fillojë tërheqja, pra të themi në vitin 2020, apo 2025, kjo atëherë është perspektiva."

Ndërsa të majtët kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të Bundeswehrit, socialdemokratët propozojnë, që trupat gjermane të tërhiqen për tre deri pesë vjet nga Afganistani. Kancelarja ka deklaruar tashmë, se do ta marrë parasysh këtë qëndrim të partisë më të madhe opozitare, kur në konferencën e Londrës të nevojitet një mandat i ri për Afganistanin.

Autor: Nina Werkhäuser / Angelina Verbica

Redktoi: Aida Cama

  • Data 21.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LcNo
  • Data 21.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LcNo