1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Parlamenti Evropian ka kërkesa për takimin e G-20-ës

Një rregullim më i mirë i tregjeve financiare ndërkombëtare, kjo temë është një nga temat kryesore të takimit të G-20 në Seul. Në Parlamentin Evropian në Strazburg u diskutua për një linjë të përbashkët evropiane.

Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian

Për pjesën më të madhe të Parlamentit Evropian, Komisionit dhe shteteve anëtare, G-20 është kuadri i rëndësishëm për të zgjidhur probleme të ekonomisë botërore. Sekretari belg i shtetit në Këshillin Evropian, Olivier Chastel lëvdon në emër të presidencës së Këshillit Evropian, punën e deri tanishme të G-20. Ajo duhet të vazhdojë.

„Seuli duhet të sjellë përshpejtimin e përpjekjeve për një rritje të vazhdueshme, të ekuilibruar dhe të fuqishme. Ne ndodhemi në rrezikun që aktualisht mund të humbasim hovin ekonomik."


Kërkohet ruajtja e ekuilibrave

Edhe presidenti i Komisionit, José Manuel Barroso kërkoi nga takimi i G-20 vendosmëri.

„Takimi zhvillohet në një moment kritik. Ai do të jetë provë për të treguar nëse G-20 mund të sjellë koordinimin që i duhet ekonomisë së botës. Ne duhet të veprojmë dhe kooperojmë së bashku. Kjo do të thotë që të kuptojmë se mungesa e ekuilibrave në botë përbën shqetësim për të gjithë dhe se të gjitha ekonomitë e mëdha popullore duhet të japin kontributin për arritjen e zgjidhjes."

Me mungesë ekuilibri ai ka parasysh vendet si Kina, që kanë eksporte të mëdha, ose vende si SHBA me deficite të mëdha. Komisari i BE-së për ekonominë, Olli Rehn u bëri thirrje vendeve me superprodhim që të bëjnë më shumë për kërkesat brenda vendit. Kurse vendeve me deficite i bëri thirrje që të përqëndrohen tek rritja e eksporteve. Mungesa e ekuilibrave krijohet edhe nga monedhat. Në këto momente është duke u rritur tendenca që vendet e mëdha të mbajnë në mënyrë artificiale monedhën e tyre në vlerë të ulët, për të shtuar eksportet në kurriz të të tjerëve. Kjo vlen për Kinën, por edhe për vende të tjera.

Evropianët pretendojnë të marrin rol kryesues në G-20. Por ato mund ta bëjnë këtë vetëm nëse bien dakord midis njeri - tjetrit.

Autor: Christoph Hasselbach/Aida Cama

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 21.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pk6C
  • Data 21.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pk6C