1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti Evropian kërkon një politikë të re për refugjatët

Ky është debati i pestë për politikën e refugjatëve në Parlamentin Evropian që nga fillimi i vitit - shumica e deputetëve i mirëpret tani planet reformuese të Komisionit Evropian për zgjidhjen e krizës.

"Pengojeni mbytjen në Mesdhe, por mos i sillni njerëzit tek ne!", kështu e shprehu me pak fjalë zëvendëspresidenti i Komisionit të BE, Frans Timmermans, debatin aktual në Parlamentin Europian. Ky qëndrim karakterizon politikën e shteteve të ndryshme anëtare të BE-së lidhur me politikën ndaj refugjatëve. Dy javë më parë Komisioni i paraqiti propozimet e tij për një strategji të re të përbashkët, që u prit fillimisht mirë. Megjithatë plani dukej se përmbante një lloj 'fitili të ngadalshëm', sepse ditët e fundit gjithnjë e më shumë qeveri të BE u distancuan, sidomos nga kuota e propozuar për të shpërndarë refugjatët e shpëtuar.

Britania shfrytëzoi menjëherë opt-out-in e vet, Spanja nuk do të marrë emigrantë për arsye ekonomike dhe edhe nga Franca erdhi më në fund një jo e qartë. Sipas sistemit të kuotave francezët duhej të merrnin 14% të refugjatëve, që mbërrijnë, Spanja 9% dhe Gjermania 18%. Përveç mosmarrëveshje mbi shpërndarjen e ardhshme, për të krijuar të paktën një zgjidhje të menjëhershme për 2.000 refugjatët e luftës, të cilët presin në kampe, Komisioni i BE-së dëshiron të aktivizojë mekanizmin e emergjencës, të përfshirë në nenin 78, paragrafi 3 i Traktatit të BE-së. Ai parashikon, që shtetet anëtare janë të detyruara të marrin refugjatët, të njohur si të tillë.

Parlamenti Evropian është për ndryshimin e politikës

Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen

Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen

Në Parlamentin Evropian sundon një frymë për më shumë solidaritet në politikën e refugjatëve dhe për një politikë të re të përbashkët. Deputeti i Unionit Kristiandemokrat, Manfred Weber, si kryetar i grupit të PPE, vlerësoi Komisionin Evropian dhe përpjekjet e tij për të paraqitur një propozim unik për të gjithë. Edhe në radhët e kristiandemokratëve dhe konservatorëve ka ende debate të nxehta për detajet, por në parim ai sheh në Parlament dhe në fraksione një vullnet të qartë për ndryshime. Weber theksoi, se disa aspekte janë veçanërisht të rëndësishme, në mënyrë që edhe qytetarët evropianë të mund të pranojnë politikën ndaj refugjatëve: për shembull, azilkërkuesit e refuzuar duhet të dëbohen në mënyrë konsekuente, përdryshe edhe dispozitat e tjera do të bëheshin të pabesueshme. Përveç kësaj Partitë Popullore konservatore e mirëpresin, që përveç dëbimit është planifikuar edhe përmirësimi i sigurimit të kufijve të jashtëm të BE-së dhe që bandat e trafikantëve duhet të luftohen në kuadër të një misioni të përbashkët detar. Kritikë të qartë Weber shprehu ndaj disa kryeministrave të disa vendeve anëtare dhe "morisë së atyre, që kundërshtojnë duke patsr në fokus vetëm interesat e tyre", kur është fjala për kuotat e shpërndarjes së refugjatëve.

Nëse dështon propozimi, janë fajtore qeveritë e BE

Kryeministri i Francës Valls e refuzon kuotën e refugjatëve.

Kryeministri i Francës Manuel Valls e refuzon kuotën e refugjatëve

Edhe shefi i socialdemokratëve, Gianni Pittella, i bëri thirrje kryetarëve të qeverive: "Mos e humbisni shansin"! BE mund të tregojë më në fund në politikën e refugjatëve, se është në gjendje për të vepruar në solidaritet dhe bashkarisht. Të gjitha aspektet në propozimet për politikën e refugjatëve janë të rëndësishme: Përmirësimi i shpëtimit në det, luftimi i kontrabandistëve, kontrolli i kufijve të jashtëm dhe solidariteti në shpërndarjen e refugjatëve. Përveç kësaj të ashtuquajturat rregulla të Dublinit do të duhej të rishkruhen dhe të hapen më në fund rrugët për emigracionin legal. Një kërkesë, e cila mbështetet edhe nga Liberalët në Parlamentin Evropian. Shefi i tyre, Guy Verhofstadt, kritikoi edhe zhurmën e sloganeve antievropiane dhe ksenofobe, që ndizen, kur është fjala për politikën e refugjatëve. Gjithçka ngatërrohet në mënyrë të shfrenuar: refugjatët e luftës, emigrantët ekonomikë, emigracioni legal dhe ilegal.

Operacioni ushtarak kundër kontrabanditëve është i rrezikshëm .

Detajet e operacionit kundër kontrabandistëve janë të hapura

Detajet e operacionit kundër kontrabandistëve janë të hapura

Kritika ndaj planeve për luftë të armatosur kundër kontrabandistëve të BE-së erdhën kryesisht nga radhët e të Majtëve, të Gjelbërve dhe nga disa socialdemokratë. "Në qoftë se doni të qëlloni dhe të mbytni anijet e refugjatëve, atëherë duhet të merrni parasysh dëmet kolaterale", tha kryetarja e grupit të të Majtëve, Gabi Zimmer. Ajo bën thirrje për të vënë më shumë gjendjen e refugjatëve në qendër të politikës dhe më pak interesat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian. Deputetja socialdemokrate Birgit Sippel tha se një operacion i tillë ushtarak mund të jetë "shumë i rrezikshëm", veçanërisht pasi ne nuk e dimë se çfarë reagimesh mund të shkaktohen prej tij në rajon. Megjithatë: Detajet e sakta për misionin e planifikuar para bregdetit libian mbetet të sqarohen. Duhet bërë e qartë, se në BE problemi i kërcënimit të mundshëm të refugjatëve nga një operacion i tillë shihet qartë. Diskutimi i parë në rrethin e kryetarëve të qeverive të shteteve evropiane për politikën ndaj refugjatëve do të mbahet në fund të qershorit në samitin në Bruksel. Shpresa për një marrëveshje të shpejtë, nuk ka.