1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti Evropian kërkon një kontroll më të rreptë financiar

Autoriteti i ri mbikëqyrjes financiare të BE-së është gati. Ndryshe duken shanset për futjen e taksës së transaksioneve. Për shumë eurodeputetë vendimet e ministrave të Financave të BE-së nuk janë gjithëpërfshirëse.

Salla plenare e PE-së

Salla plenare e PE-së

Në një çështje, komisioneri i BE-së për Tregtinë e Brendshme, Michael Barnier mori lëvdata të drejtpërdrejta nga të gjitha kampet e Parlamentit Evropian. Kompromisi me shtetet anëtare për një autoritet mbikëqyrës financiar në BE u arrit falë këmbënguljes së Michael Barnier.

BE me tre autoritete të reja

Që nga janari i vitit të ardhshëm do të ketë tre autoritete të reja mbikëqyrëse për bankat, sigurimet dhe tregjet financiare. Barnier nuk e fshehu krenarinë:

Komisioneri i BE-së për tregtinë e brendshme, Michael Barnier

Komisioneri i BE-së për tregtinë e brendshme, Michael Barnier

"Autoriteti mbikqyrës është një element bazë, kuadri brenda të cilit ne gur për gur, javë për javë, produkt për produkt, aktor për aktor të tregut, do të vëmë në jetë mësimet që nxorrëm nga kriza. Në fund të kësaj udhe nuk do ketë asnjë aktor tregu, asnjë produkt financiar, asnjë treg, që do t'i shpëtojë këtij kontrolli efektiv", tha ai.

Por shumë çështje të tjera të reformës së tregjeve financiare kanë mbetur të hapura. Deputeti socialdemokrat gjerman, Udo Bullmann nuk sheh se janë vendosur rregulla për fondet Hedge. "Vendosja e rregullave bazë për fondet Hedge është larg asaj që do të vlerësohej si sukses. Jo. Ne nuk duam të vëmë para përgjegjësisë një sektor të tërë, por pa përmirësimin themelor dhe pengimin e deleve të zeza që shkelin me këmbë biznese që funksionojnë mjaft mirë, mendoj se nuk e kemi bërë rregullimin e duhur."

Debate të ashpra për taksën e transaksioneve

Veçanërisht nxehtësisht diskutohet në moment një taksë për transaksionet financiare, si brenda ECOFIN-it, (ECOFIN - Këshilli i Bashkimit Evropian për Ekonominë dhe Financat - një nga instancat më të rëndësishmë të BE-së) - ashtu edhe brenda shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian.

Pamje simbolike e tregjeve financiare

Pamje simbolike e tregjeve financiare

Eurodeputeti i të gjelbërve gjermanë, Sven Giegold është pro futjes së një takse të tillë, madje për të në këtë çështje po vihet në lojë besueshmëria e BE-së. "Në këtë situatë ne kemi nevojë për një veprim të përbashkët, ndryshe qytetaret dhe qytetarët do të bëhen cinikë, kur të shohin qe ne kemi ndërmarrë plane kursimi nga njëra anë, por nuk kemi hyrje nga të ardhurat e kapitalit në Evropë."

Shumë deputetë të Parlamentit Evropian nga të gjitha kampet politike kërkojnë futjen e taksës së transaksioneve. Madje disa shohin në këtë pikë arritjen sadopak të një drejtësie sociale, shpresojnë të ardhura më të mëdha me qëllim të mbajtjes të peshës së krizës, ndërsa deputetë të tjera kërkojnë futjen e një takse evropiane.

Por ka edhe kundërshtarë të vendosur të taksës së transaksioneve. Eurodeputetja konservatore britanike, Kay Swinburne paralajmëroi se taksa nuk do të godiste aty ku duhej. "Një taksë transaksionesh nuk është para e thatë, siç përpiqet të na e shesë shtypi bulevardesk. Atë nuk do ta paguanin bankat dhe ndërmjetësuesit financiarë. Në fund të fundit atë do ta paguanin pensionistët që janë të varur nga rezultatet e tregut, ku ndodhen sigurimet e tyre të pensioneve, por edhe firmat e ekonomisë reale."

Këto çështje gjithmonë diskutohen me emocione të forta në BE, gjë që të ndërmend, se Bashkimi Evropian ka përpara një rrugë të gjatë deri në marrjen e vendimeve.

Autor: Christoph Hasselbach/Lindita Arapi

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 09.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P7Hi
  • Data 09.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P7Hi