1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti evropian do të mbrojë lirinë e lëvizjes

Shumica në Parlamentin Evropian janë për lirinë e zgjedhjes së vendit të punës dhe të banimit në BE. Por gjatë diskutimit pati edhe sulme të ashpra, një shije paraprake e fushatës elektorale për zgjedhjet evropiane.

Përfaqësuesja e Komisionit Evropian Vivian Reding në debatin në Strasburg mbrojti lirinë e lëvizjes së punonjësve si një nga shtyllat kryesore të Bashkimit Evropian. Komisionerja e Drejtësisë tha, se kjo e drejtë e çdo qytetari të BE-së për të jetuar punuar dhe banuar në çdo vend të BE-së nuk do të preket, edhe nëse në disa komuna në Britani të Madhe, apo Gjermani mund të ketë probleme.

Në foto: Viviane Reding

Në foto: Viviane Reding

Shifrat nga shtetet anëtare tregojnë, se përfitimet ekonomike, që sjell lëvizja janë shumë më të mëdha sesa dëmet. "Dispozitat ekzistuese për lirinë e lëvizjes dhe përfitimin nga shërbimet sociale ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme nga shpërdorimi. Ato sigurojnë që emigrantët të mos bëhen barrë e madhe për sistemet sociale të vendit mikpritës", tha Viviane Reding edhe në adresë të qeverisë gjermane dhe autoriteteve gjermane. Këto dispozita duhen zbatuar si duhet.

Radikalët kërkojnë heqjen e zgjedhjes së lirë të vendit të punës


Deputeti britanik Gerard Batten nga "Partia e Pavarësisë" skeptike ndaj Evropës, gërmoi thellë në sëndykun e paragjykimeve: "Ne na vijnë alkoolikë, drogaxhinj, kriminelë dhe lypës si turistë socialë. Britanikë të nderuar duhet të shohin se si standardi i tyre i jetesës bie, ndërkohë që njerëz, që kurrë nuk kanë paguar një peni taksë, marrin ndihma dhe strehime sociale. Këtë çorbë na ka gatuar BE dhe në majin e ardhshëm votuesit në Britani të Madhe do të japin gjykimin e tyre", kërcënoni Gerard Batten nga partia "United Kingdom Independence Party" (UKIP). Meqë UKIP është jashtëzakonisht e suksesshme në Britaninë e Madhe, edhe kryeministri britanik David Cameron i partisë konservatore e ka bërë të vetën një pjesë të kritikës ndaj lirisë së lëvizjes. Ai kërkoi së fundi që në të ardhmen të vendosen kuota për emigrantët nga BE, gjë që bie në mënyrë të qartë në kundërshtim me ligjin e sotëm të BE.

"Populistët në kërkim të votave"

Nuk ka fluks të rumunëve për në Gjermani - linjë e autobusit Bukuresht -Dortmund

Nuk ka fluks të rumunëve për në Gjermani - linjë e autobusit Bukuresht -Dortmund

Deputetët nga Rumania dhe Bullgaria, qytetarët e të cilave që nga fillimi i vitit mund të kërkojnë punë pa kufizime dhe mund të zgjedhin vendbanimin e tyre, kundërshtuan argumentat e thjeshtë të euroskeptikëve. Marian-Jean Marinescu nga Rumania foli për fraksionin e konservatorëve: "Mangësitë në administrimin e shteteve kombëtare, apo disavantazhet ekonomike nuk mund t'i atribuohen parimit të lirisë së lëvizjes. Ky lloj i ndërthurjes së argumenteve u shërben vetëm populistëve për të fituar vota." Monika Panajotova nga Bullgaria tha se vala e supozuar e emigrantëve nga Bullgaria dhe Rumania nuk ekziston aspak. Renate Çeber, deputete liberale nga Rumania, tha se diskriminimi i bashkatdhetarëve të saj është i ndaluar. Me kërkesën e tij për të regjistruar shenjat e gishtave të emigrantëve eurodeputeti gjerman Elmar Brok (CDU) nxit intolerancën dhe ksenofobinë, tha ajo. Edhe kryeministri britanik Cameron i hedh vazhdimisht benzinë zjarrit të ksenofobisë , tha Renate Çeber nga Rumania.

Ku është CSU?

Deputetja liberale gjermane Nadja Hirsch, që vjen nga Bavaria, akuzoi CSU-në konservatore, se shfrytëzon çështjen e lirisë së lëvizjes së punonjësve, për të bërë fushatë të lirë elektorale. CSU shkaktoi në Gjermani një debat në lidhje me fluksin e rumunëve dhe bullgarëve. Nadja Hirsch tha se partisë konservatore ndoshta i mungojnë argumentet në Parlamentin Evropian, sepse në diskutim nuk e mori fjalën asnjë deputet i CSU. "Dhe unë çuditem, sinqerisht, se ku janë tani kolegët nga CSU. Këtu mund ta shtronin për diskutim çështjen. Por ata nuk janë sot këtu për fat të keq. Kjo tregon se e gjithë tema është shfrytëzuar si fushatë të pastër zgjedhore", tha Nadja Hirsch (FDP).

Në foto: Marine Le Pen

Në foto: Marine Le Pen

Deputetët radikalë, si kryetarja e Frontit Nacional francez Marine Le Pen, sollën argumentet e tyre të njohur ksenofobikë. Marine Le Pen kërkoi: "Kufizimin e lirisë së lëvizjes për punëtorët, rivendosjen e kufijve, në vend që të mbahet fort dogma absurde e lirisë së lëvizjes, që ka treguar se krijon më shumë probleme se sa mund të zgjidhë!" Hollandezi Auke Zijlstra i partisë së djathtë ekstreme "Partia për Lirinë", bëri thirrje gjithashtu për të hequr tërësisht të drejtën themelore evropiane për lëvizjen e lirë. "Për shkak të mosveprimit të Komisionit të BE-së, tani është koha për ta marrë një dorë këtë situatë dhe për të hequr dorë nga e drejta e lirisë së lëvizjes. Shtetet anëtare mund ta bëjnë këtë, për të mbrojtur sistemet e tyre sociale dhe popullsitë e tyre. Ju keni çdo të drejtë për ta bërë."

Akuzat ndaj Gjermanisë

Në foto: Hannes Swoboda

Në foto: Hannes Swoboda

Duke patur parasysh argumentat e kundërshtarëve radikalë ndaj Evropës Komisionerja e BE për Drejtësi, Vivian Reding, këshilloi që të merren seriozisht shqetësimet dhe brengat e qytetarëve. Qytetet, ku ka me të vërtetë probleme sociale nga emigrantët nga vendet e BE, mund të ndihmohen me fonde nga Fondi Social Evropian. Të ardhurat nga ky fond, që do t'u viheshin në dispozicion për shembull qyteteve gjermane, nuk janë shfrytëzuar plotësisht vitin e kaluar. Këtë e konfirmoi qeveria gjermane në përgjigjen ndaj një kërkese parlamentare nga Bundestagu. Për këtë arsye deputetja gjermane Rebecca Harms, drejtuese e grupit parlamentar të të Gjelbërve, akuzoi qeverinë gjermane për dështim. Prej shtatë vjetësh, që nga pranimi i Rumanisë dhe Bullgarisë, është e ditur se përmes lëvizjes së lirë të punonjësve mund të shkaktohen vende-vende probleme sociale." Pse përsëri nuk janë bërë përgatitje? Pse është dashur të ngrihej një grup pune ad hoc për të zgjidhur problemet? Që do të vinin kërkesa për asistencë për papunësinë dhe për para për fëmijët, kjo ka qenë e qartë!”, pyeti Rebecca Harms duke iu drejtuar Berlinit, ku CDU , CSU dhe SPD formojnë një koalicion të madh.

"Debati dhëmb"

Kryetari i fraksionit Socialdemokrat në Parlamentin Evropian Hanes Svoboda foli në Strasburg për shumicën dërrmuese të deputetëve. Austriaku avokoi për mbrojtjen me çdo kusht të lirisë së lëvizjes në BE dhe që të mos u lihet terreni radikalëve: "Ky diskutim është për një arsye shumë i dhimbshëm, sepse të kujton kohën para Bashkimit Evropian, kur pakicat dhe popuj të caktuar përjashtoheshin dhe sulmoheshin. Unë jam shumë i lumtur që rumunët dhe bullgarët janë tanimë këtu, ashtu si dhe shumë të tjerë."