1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti Evropian do të diskutojë për Kosovën e Shqipërinë

Në Parlamentin Evropian zhvillon të enjten një debat midis deputetëve dhe përfaqësueses së lartë të BE-së Catherine Ashton për Kosovën dhe Shqipërinë. Për të dy vendet do të votohet më 8 korrik nga një rezolutë.

default

Salla plenare e Parlamentit Evropian

Nikolaos Chountis, nga e Majta e Bashkuar Evropiane, ka marrë pjesë në përgatitjen e projektrezolutës për Shqipërinë. Për Deutsche Wellen ai thotë: "Rezoluta është përpiluar në konsensus me të gjitha grupet politike të Parlamentit Evropian. Mendimi im është se ne duhet të ndihmojmë shqiptarët të vazhdojnë të hedhin hapat e duhur në drejtim të demokracisë për t`iu afruar sa më shumë Bashkimit Evropian. E dyta është se ne jemi dakord me liberalizimin e vizave, i cili duhet të bëhet sa më shpejt të jetë i mundur. Së fundi duhet të them, se me sa pashë gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, vendi dhe shoqëria kanë shumë probleme dhe forcat politike veçanërisht qeveria dhe grupi më i madh opozitar duhet të përpiqen më shumë për të gjetur zgjidhjen e krizës politike aktuale."

EU Parlament Nikolaos Chountis Griechenland

Nikolaos Chountis

Në një deklaratë për shtyp, Parlamenti Evropian shkruan në prag të zhvillimit të debateve se "korrupsioni, krimi i organizuar dhe institucionet e dobta janë problemet kyçe për të dy vendet". Lidhur me këtë Chountis, anëtar i delegacionit që merret me Shqipërinë shton: "Problemi në Shqipëri është se ekzistojnë ligje të mira në mbrojtje të të drejtave të njeriut, ose të grupeve shoqërore, por problemi kryesor është zbatimi i ligjeve."

Chountis pret që projektrezoluta të aprovohet dhe shpreson që ajo të sjellë diçka të re për njerëzit në Shqipëri. Ai beson se ajo do të jetë mbështetje për të bërë hapat e duhur për vendin drejt BE.

Sa i përket projektrezolutës për Kosovën, do të theksohet se vendet e BE-së duhet të shtojnë kontaktet me Kosovën. Parlamentarët evropianë "mirëpresin njohjen nga të gjitha vendet e BE-së të pavarësisë së Kosovës", thuhet në projektrezolutën e përgatitur nga Komisioni i Politikës së Jashtme. Vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën janë Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Autor: Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 07.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OByz
  • Data 07.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OByz