1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Parlamenti Evropian diskuton situatën në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale

Parlamenti Europian e përcakton situatën politike në Shqipëri, të karakterizuar nga ”mosbesimi dhe polarizimi politik”.

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për vendet e Europës Juglindore, Eduard Kukan.

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për vendet e Europës Juglindore, Eduard Kukan.

Burime zyrtare nga delegacioni i BE në Tiranë bëjnë të ditur se debati i paradites së sotme në PE, për zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri, u zhvillua në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë të këtij Parlament. Në qëndër të debatit ishte raporti i delegacionit ad hoc të PE, që ndoqi nga afër procesin e votimit më 8 maj. Të njëjtat butrime vënë në dukje se kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për vendet e Europës Juglindore, Eduard Kukan "nuk fshehu pesimizmin dhe zhgënjimin për përmirësimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë nga stanjacioni politik ku ndodhet edhe pas zhvillimit të këtyre zgjedhjeve".

Kukan citohet të ketë thënë që situata në Shqipëri ishte e qetë dhe e rregullt ditën e votimit, ku prania e ndërkombëtarëve ishte jetike, por pas ditës së votimit pati një përkeqësim të saj, kur kandidati i koalicionit “ Aleanca për Qytetarin“. Lulzim Basha kërkoi rinumërimin e votave të hedhura gabimisht në kutitë jo përkatëse për votimin e kryetarit për Bashkinë e Tiranës. Ai raportoi gjithashtu që KQZ mori vendimin 4 me tre vota, gjë që shkaktoi debate. Për Eduard Kukan, situata politike në Shqipëri u tensionua shumë, sidomos pas vendimit për të rinumëruar votat, kur opozita nisi protestat dhe u largua nga parlamenti. Kukan theksoi se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar akoma dhe vendimi përfundimtar do të jepet nga Kolegji Zgjedhor.

Sipas tij situata në Shqipëri për një kohë të gjatë është përfshirë nga mosbesimi politik dhe polarizimi politik. Ndërkohë që pjesëmarrja e lartë në zgjedhjet lokale të 8 Majit tregoi se njerëzit kujdesen dhe e duan të ardhmen e tyre, raportoi ai në debatin e sotëm.

Duke përmbledhur vlerësimin e tij për procesin zgjedhor ,Kukan tha se "zgjedhjet lokale të 8 Majit treguan paaftësi për të pasur një dialog politik, për zgjidhje konsensuale dhe mirëkuptim në parimet kryesore demokratike."

Situata paszgjedhore ka qëne në qendër edhe të një takimi që kanë zhvilluar sot paradite më Presidentin Topi, tre ambasadorët e akredituar në Tiranë: Ettore Sequi i BE, Aleksandër Arvizu i SHBA-se dhe Eugen Wollfarth i OSBE-se.

Kukan citohet të ketë thënë sot në PE se " BE dhe diplomacia ndërkombëtare po zhvillojnë takime kokë më kokë me dy drejtuesit politikë kryesore, Sali Berishën dhe Edi Ramën, dhe po u bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje".

Lëvizjet e BE dhe të diplomacisë ndërkombëtare bëhen në një kohë kur procesi zgjedhor është në fazën e ankimimit të opozitës në Kolegjin Zgjedhor dhe të kundërshtimit të saj ndaj shpalljes prej KQZ-së të Lulzim Bashës, kandidatit të "Aleancës për qytetarin" fitues të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisësë Tiranës, rezultat i ardhur pas numërimit të fletëve të votimity të hedhura jo në kutinë për kryetar bashkie por në në kuti të tjera, që përmbanin fletë votimi për organet e tjera drtejtuese të pushtetit lokal të kryeqytetit

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: E.Xhani

DW.COM