1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti Evropian aprovon ligje të reja kontrolli në aeroporte

Parlamenti evropian aprovoi të martën në Strasburg rregulloren e re për sigurinë e fluturimeve. Në bazë të saj kontrollet e sigurisë në aeroportet e BE-së do të lehtësohen për udhëtarët.

Edhe këpucët kontrollohen

Edhe këpucët kontrollohen

"Nqs fluturoni për në SHBA nuk mund të merrni me vete çakmak. Në Gjermani mund ta mbani çakmakun me vet, por nuk lejohet ta mbani në valixhe."

Georg Jarzembowski është zëdhënësi i fraksionit konservator në parlamentin evropian për çështjet e transportit. Ai beson, se në kontrollet e sigurisë në aeroporte nuk është fjala vetëm për sigurinë. "Politika ka këtë reflex, që nqs ndodh diçka, apo rrezikon diçka, atëherë merr menjëherë masa. Në se ka pasojë apo jo, askush nuk e mendon gjatë. Ajo do t´i thotë opinionit se kam bërë diçka!'"

Kontroll në aeroport

Kontroll në aeroport

Shtrohet pyetja vetëm: Çfarë ka bërë?

Parlamenti evropian të martën ra dakord, që kontrollet e sigurisë në aeroportet evropiane të jenë më të thjeshta për pasagjerët. Psh për lengjet, shishja e uiskit e blerë në aeroport para fluturimit mund të merret në një qese plastike. Në fluturimet brenda BE-së pasagjerët nuk do të kontrollohen njëherë në Stuttgart pastaj në Frankfurt, dhe pastaj kontrollohen edhe një herë në aeroportin e Londrës, por vetëm një herë. Deri në zbatim mund të kalojnë deri në dy vjet, edhe atëherë askush nuk e di. "Interesantja është se kontrollorët nuk e dallojnë dot në rëntgen, nëse është ujë i bekuar, apo një lëndë e rrezikshme shpërthyese. Dhe prandaj besoj, se këto kontrolle janë të pakuptimta."

Kontroll në aeroport

Kontroll në aeroport

Këto kontrolle janë të pakuptimta

Jarzembowski, thotë se në periudhë afatgjatë shumica në parlamentin evropian do të jenë që kontrollet e lëngjeve të hiqen fare. Por në aeroportin e Stuttgartit njerëzit janë të kënaqur me rregullat e deritanishme të sigurisë. "Mua më duket shumë mirë, se kjo ndoshta i shërben sigurisë sonë, dhe prandaj janë i gatshëm që të heq dorë prej kësaj apo asaj."

"Për mrekulli. siguria është në të gjithë aeroportin me duket për mrekulli." Nevoja e pasagjerëve për siguri duket se është e madhe në kohët e terrorizmit dhe ndoshta rregullat e reja do të formulohen sërish.

DW.COM

  • Data 13.03.2008
  • Autor Martin Durm / Strassburg (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DNyf
  • Data 13.03.2008
  • Autor Martin Durm / Strassburg (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DNyf