1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti Europian miraton marrëveshjen me SHBA për të dhënat e pasagjerëve

Parlamenti Europian miratoi marrëveshjen e diskutueshme me SHBA mbi transferimin e të dhënave të pasagjerëve. Kjo marrëveshje ka shkaktuar debate të shumta.

Parlamenti Europian

Parlamenti Europian

Deri në momentin e fundit, kundërshtarët e marrëveshjes kishin bërë ende përpjekje për të bindur kolegët e tyre në Parlamentin e Bashkimit Europian se: kalimi i të dhënave të shumta dhe të pakontrolluara të pasagjerëve të avionëve „Departamentit të Sigurisë Kombëtare“ amerikane përbënte për Ministrinë e Brendshme një shkelje masive të mbrojtjes së të dhënave. Por me votimin e shumicës, deputetët e PE nën presionin e SHBA-së premtojnë përmes të dhënave të pasagjerëve një lehtësim të luftës kundër terrorizmit dhe krimeve që veprojnë ndërkombëtarisht.

Kritikët e marrëveshjes shprehen të zhgënjyer si deputeti i të Gjelbërve, Jan Albrecht: "Sipas mendimit tim ky është një hap prapa në aspektin e së drejtës ligjore dhe të drejtave civile“.

Të dhëna të shumta

Aparat i regjistrimit të gishtave sipas marrëveshjes BE-SHBA

Aparat i regjistrimit të gishtave sipas marrëveshjes BE-SHBA

Nga çdo pasagjer i BE-së që udhëton për në SHBA do të jepen një sërë të dhënash, ndër to emri, adresa, mënyra e pagesës dhe numri i çdo xhirollogarie. Edhe nëse dikush fluturon shpesh do të regjistrohen vendi i rezervuar apo sasia e bagazhit si dhe ndonjë kërkesë e veçantë për ushqim në bord.

Të dhënat duhet të ruhen nga pala europiane pesë vjet, por do të jenë me emra anonimë pas gjashtë muajsh. Autoritetet amerikane të dhënat që kanë për ti marrë një herë gjatë përgjimit, në SHBA do t'i ruajnë deri në 15 vjet.

Alexander Alvaro, një deputet gjerman i grupit parlamentar të liberalëve, lidhur me marrëveshjen e re e cila do të jetë e vlefshme për shtatë vjet thotë më tej se: „Kjo do të thotë që ne tani kemi pasagjerë të tejdukshëm:Të gjitha të dhënat të marra për shkak të një udhëtimi do të dorëzohen në SHBA dhe me këtë kanë dalë nga kontrolli.

Alexander Alvaro, deputet gjerman i partisë liberale, FDP

Alexander Alvaro, deputet gjerman i partisë liberale, FDP

Deri më tani marrëveshjet janë dominuar nga të ashtuquajturat procese të tërheqjes së të dhënave, sipas të cilave autoritetet amerikane mund të marrin të gjitha të dhënat dhe pastaj të vlerësojnë kriteret e tyre.

Të dhënat - ushqim për hetuesit

Në Parlamentin Europian u theksua se në të ardhmen procesi i tërheqjes do të duhet të vihet në lëvizje. Lidhur me këtë do të shqyrtohen të dhënat nga pala europiane dhe vetëm gjatë dyshimeve tek aktivitetet kriminale do të vazhdojnë më tej. Por skeptikët nuk besojnë në një riorganizim të shpejtë nga tërheqja e të dhënave në dërgimin e tyre.

Përkrahësit e marrëveshjes shohin në këtë rregull një element konstruktiv të rëndësishëm kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe kriminaliteteit të organizuar. Hetuesit mund arrijnë përmes të dhënave të bien në gjurmët e bandave kriminale ndërkombëtare dhe të veprojnë më mirë ndaj trafikimit të qënieve njerëzore dhe kondrabandës së drogës. Para së gjithash deputetët kristiandemokratë votuan për projektin e ri. Deputeti gjerman i CDU-së, Axel Voss vlerëson veçanërisht sigurinë ligjore të cilën e ofron kjo marrëveshje për qytetartë e BE-së dhe linjat ajrore.

Presioni amerikan

SHBA kishte kërcënuar me sanksione masive në rast të një refuzimi të marrëveshjes. Për liberalin Alexander Alvaro ky është një rast i qartë presioni: “Shtetet e Bashkuara kanë thënë se në qoftë se kjo marrrëevshje nuk do të arrihet, atëherë ne i refuzojmë shoqërive ajrore të ulin avionët dhe ky kusht i tillë kërcënues ka mjaftuar që BE të votonte marrëveshjen pavarësisht mangësive”.

Për pasagjerët e avionëve marrëveshja e re sidoqoftë nuk sjell asnjë përmirësim, mendon Alvaro: Pasagjerët do të vuajnë gjatë nisjes për udhëtim pikërisht një kohë të gjatë pritjeje, duhet të durojnë gjithë procesin me intervistat e turpshme dhe intime. Status-quoja që nuk është e mirë aktualisht, do të çimentohet.

Autor: Rachel Gessat/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Bahri Cani