1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Parlamentarët maqedonas me konsensus për eurointegrimet

Parlamenti i Maqedonisë- ndertesa

Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë miratoi me konsensus të plotë rezolutën për prioritetet e Maqedonisë në vitin 2009 për anëtarësimin në Bashkim Evropian. Deputetët e mazhorancës dhe opozitës u pajtuan se raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë është real. Zëvendëskryeministri Ivica Bocevski thote se Qeveria eshte e fokusuar në përmbushjen e kritereve për të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Ai theksoi se zgjedhjet e marsit të vitit të ardhshëm janë kushti kryesor dhe më i rëndësishëm që kërkohet nga Brukseli.

“Qeveria ka përgatitur një analizë gjithëpërfshirëse për vlerësimet dhe rekomandimet e përfshira në raport dhe ka miratuar skicën për realizimin e rekomandimeve të Komisionit evropian", thotë Ivica Bocevski, zëvendëskryeministër për çështje integruese.

Opozita thotë se Maqedonia ka humbur rrugën

Në çështjet kyçe, se kur do t'i fillojë Maqedonia negociatat me Bashkimin Evropian, dhe në cilin drejtim po shkon Maqedonia, nuk ka përgjigje, vlerëson Jani Makraduli, deputet i opozitës.

Deputetët ranë dakord që zgjedhjet e ardhshme lokale dhe dialogu politik janë prioritet kryesore që duhet të përmbushen për të marrë një raport pozitiv nga Komisioni Evropian gjatë vitit të ardhshëm.

Një vajzë maqedonase gjatë protestës për ruajtjen e emrit kushtetues të Maqedonisë, 2 prill 2008

Një vajzë maqedonase gjatë protestës për ruajtjen e emrit kushtetues të Maqedonisë, 2 prill 2008

Në një anketë të Institutit Gallup Ballkan, 69 për qind e shqiptarëve në Maqedoni kërkojnë hyrjen e vendit në NATO dhe BE, edhe me çmimin që Maqedonia të humbasë emrin e saj kushtetues. 37 për qind e maqedonasve janë deklaruar se nuk duhet të ndryshohet emri kushtetues Republika e Maqedonisë për të hyrë vendi në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Studentët kërkojnë heqjen e vizave

Studentët e universiteteve të Shkupit në kuadër të projektit të tyre “Viza-nuk ka shans ", kanë grumbulluar 16.000 nënshkrime që do t'i dorëzohen eurokomesarit Oli Ren e që ka të bëjë me heqjen e barierave të vizave midis Maqedonisë dhe BE-së. Stabiliteti është pjesë vitale e kësaj lufte, andaj qeveria duhet të vazhdojë me stabilitetin në rrugën e realizmit të reformave. Sa më shpejt të realizohen këto reforma, aq më shpejt do të rekomandojë Komisioni Evropian një liberalizim të regjimit te vizave, u ka thënë studentëve ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere.

  • Data 17.12.2008
  • Autor Fatos Musliu/ Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GHNj
  • Data 17.12.2008
  • Autor Fatos Musliu/ Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GHNj