1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Parku Ballkanik i Paqes krijon mundësi të reja komunikimi

“Sipërfaqe dhe territore të cilat shtrihen pothuajse propocionalisht përgjatë gjithë vijës ndërkufitare mes Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, do të lidhen me rrugët e vjetra tradicionale.

default

Ka marrë udhë tashmë, projekti për lidhjen nëpërmjet rrugëve tradicionale të Parkut Ballkanik të Paqes, ku përfshihen territore nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Një financim ky i Qeverisë Gjermane, që jep mesazhin e bashkëjetesës dhe harmonisë, për gjatë vijës ndërkufitare të këtyre 3 vendeve, duke e kthyer në një zonë model për të gjithë popujt dhe institucionet e Ballkanit Jugperëndimor. Për Zëvëndës/drejtorin e Agjensisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik GTZ në Shqipëri Ismail Beka, parku, me një dimension strategjik përmbajtësor i krijuar 4 vite më parë, do të sjellë lidhje të reja bashkëjetese dhe mundësi të reja zhvillimi të pa aplikuara më parë: "Në këto 4 vite, GTZ-ja ka qënë pjesë e zhvillimit të këtij rajoni, duke krijuar një produkt turistik atratkitiv dhe mjaft të frekuentuar për turistët vëndas dhe të huaj. Tashti ka ardhur momenti që të hapen rrugë dhe shtigje tradicionale që të bëjnë të mundur qarkullimin e turistëve në këtë rajon që quhet " Parku Ballkanik i Paqes".

Ismail Beka

Ismail Beka

Sipas koordinatorit lokal për planifikimin hapsinor ndërkufitar të GTZ-së, me zyre në Podgoricë, Shpëtim Quku, zgjerimi i Parkut Ballkanik të Paqes, është një mënyrë mjaft e gjetur jo vetëm në fushën e bashkëpunimit reciprok, por edhe në evidentimin e vlerave dhe potencialeve të pakrahasueshme natyrore: "Në nivelin ndërkufitar, ky koncept paraqet trajtimin, mjetet dhe mekanizmat e përshtatshem për një zhvillim të integruar të tre vendeve, gjithmonë duke marrë parasysh mundësitë dhe kufizimet hapsinore brënda zonës së synuar".

Për banorët e këtyre anëve, këto zona edhe pse janë një mrekulli e vërtetë natyrore, infrastruktura lë për të dëshiruar, por kurrësesi e pamundur për të jetuar: "Vlera turistike, potenciali njerëzor dhe natyror këtu, është i jashtëzakonshëm, por ka nevojë për ndërhyrje në infrastrukturë kryesisht dhe për restaurimin e objekteve historike. Këtë vënd e preferon e gjithë Europa. Të gjithë ato që kanë ardhur për ta vizituar këtë zonë, e kanë vlersuar për bukuritë e saj ".

GTZ, Agjensia Gjermane për Bashkëpunim Teknik

GTZ, Agjensia Gjermane për Bashkëpunim Teknik

Sipërfaqja që përfshin Parku Ballkanik i Paqes, ndahet pothuajse propocionalisht në të tre vendet në Kosovë, Mal të Zi e Shqipëri. Për të realizuar këtë mision të madh fisnik, njerëzor e parasëgjithash gjeostrategjik e politik, komiteti rajonal i përbërë nga ekspertë të të gjitha fushave, ka programuar edhe formën e komunikimit, menaxhimit dhe përcaktimin e fondeve, në mënyrë që pakti i marëveshjes, të materializohet sa më parë.

Autor: Leka Plani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 05.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OcSO
  • Data 05.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OcSO