1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parimi i shpresës: Banka Qendrore Europiane merr masa për konsolidimin e eurozonës

Këshilli i Bankës Qendrore Europiane vendosi ditën e enjte (08.09) në Frankfurt normat e interesit në hapësirën e eurozonës në 1,5 për qind. Trichet bëri të ditur në një konferencë për shtyp arsyet që çuan në këtë vendim

Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, Jean-Claude Trichet në Frankfurt para gazetarëve

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean-Claude Trichet në Frankfurt para gazetarëve

Dobësimi në rritje i zhvillimit ekonomik e një rënie e vogël e rrezikut të inflacionit - ky është argumentimi kryesor për vendimin e normës së interesit nga Banka Qendrore Europiane. Por më e rëndësishme për dëgjuesit e shumtë ishte vlerësimi i Jean-ClaudeTriechet për situatën e përgjithshme të vështirë në eurozonë. Konsolidimi është rekomandimi më i rëndësishëm i Trichet. „Qeveritë duhet të jenë të gatshme për masat e mëtejshme të konsolidimit. Të gjitha qeveritë e eurozonës duhet të tregojnë vullnet të papërkulshëm për të siguruar në përgjithësi stabilitet financiar të eurozonës.“

Lënie pas dore  të Paktit të Stabilitetit

Ndërtesa e Bankës Qendrore Europiane në Frankfurt me simbolin e euros

Ndërtesa e Bankës Qendrore Europiane në Frankfurt me simbolin e euros

Në qoftë se do të ishte ndjekur ajo që mendon Trichet, borxhet nuk do të kishin arritur kurrë nivele të tilla, dhe jo vetëm ato të Greqisë. Presidenti i Bankës Qendrore ia zbrazi  zemërimin e tij pothuajse të gjitha qeverive të BE-së që kanë lënë pas dore për vite me rradhë rregullat e Paktit të Rritjes dhe Stabilitetit. „Ne ishim për një kohë të gjatë predikues të vetmuar në shkretëtirë. Ne e kishim shumë, shumë vështirë kryesisht me vendet e mëdha. Mosrespektimi i vullnetshëm ishte qëndrimi i qeverive, i tregjeve nga të gjithë patnerët."

Mosrespektimi ishte kthyer prej kohësh në panik. Problemi i borxheve është bërë një kërcënim serioz për monedhën e përbashkët. Dhe Greqia është rasti më i vështirë i të gjitha përpjekjeve të shpëtimit. Përfaqësues të trojkës ndërkombëtare financuese, BE, Banka Qendrore Europiane dhe FMN  ishin larguar javën e kaluar të frustruar nga Athina, pasi ata konstatuan se Greqia  nuk i ka përmbushur një pjesë të mirë të kërkesave. Por shpresat ishin tepër të larta që nga fillimi, mendon Thomas Morow, president i Bankës europiane për rindërtim dhe zhvillim. Ai u shpreh para gazetarëve në Bruksel.

„Unë besoj se një ndërprerje e borxheve do të jetë e vështirë për t'u shmangur. Aktorët kanë parë ndryshe atë që Banka Qëndrore Europiane dhe krerët e qeverive  këtë mundësi e kanë  hedhur poshtë vazhdimisht. Ne duhet tani të presim rendin dhe, për shkak se dikush ka vendosur  një rrugë tjetër, të shohim, nëse kjo rrugë është e kalueshme.“

Jo, shpërbërje e Euros

Thomas Mirow, President i Bankës europiane për rindërtim dhe zhvillim

Thomas Mirow, President i Bankës europiane për rindërtim dhe zhvillim

Që është e kalueshme, kjo vihet ndërkaq në dyshim, jo vetëm tek Greqia, por edhe tek vendet e tjera të zhytyra në borxhe të larta si Spanja dhe Italia. Por shpërbërjen e euros, Morow e përjashton. „Unë nuk kam anbsolutisht asnjë dyshim që euro-ja do të ketë qëndrueshmërinë e monedhës së përbashkët. Problemi që kemi ne është se jo më pak, kriza financiare e borxheve, jo vetëm në vendet europiane, por edhe në SHBA dhe Japoni është shumë e lartë. Kjo do të duhet të kthehet mbrapsht, dhe  ky është një proces i dhimbshëm për t'u përshtatur, pasi duhen rritur shpenzimet dhe për këtë arsye kjo e tëra peshon tek njerëzit. Por ne duhet ta bëjmë këtë dhe kjo nuk ka asnjë alternativë."

Por edhe për Mirow qëndron vetëm parimi i shpresës, se procesi i përshtatjes mund të realizohet edhe politikisht.

Autor: Christoph Hasselbach/M.Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi

 

DW.COM