1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Paraqitet plani i betejёs

Me nxitim konsulentёt e jashtёm kanё analizuar pёrse projektet e armatimeve dalin bllof shpesh. Me ndihmёn e studimit duhet tё arrihet, qё trupa tё riaftёsohet. Por kjo do tё kёrkojё shumё kohё dhe do tё kushtojё shumё.

Ishte manovra mё voluminoze qysh prej marrjes sё detyrёs nga ministrja e Mbrojtjes pёrpara dhjetё muajsh. Njёsia speciale e Ursula von der Leyen-it vinte nga jashtё dhe kishte njё mandat jashtёzakonisht delikat: ajo duhej tё merrte nёn lupё projekte tё kushtueshme e pjesёrisht tё diskutueshme pёr armatimet. Kompania civile drejtohej nga shoqёria e kontrollit ekonomik KPMG. Sinjali pёr fillimin e punёs u dha nё fund tё qershorit, ndёrsa tani iu dha fund betejёs sё jashtёzakonshme nё tryezёn e punёs dhe nё zyrat e dikasterit. Rezultati: njё strategji pёr pajisjen e Bundeswehr-it (ushtria gjermane) tё sё nesёrmes. Kjo ushtri ka kohё qё konsiderohet si e aftё pёr mision dhe mbrojtje vetёm me kusht.

Ndёrsa tani ministrja ndihet e armatosur mirё. Studimi i prezantuar tё hёnёn (06.10) nё Berlin ёshtё „njё bazё e mirё“ me „udhёzime tё vlefshme“, u deklarua. Nёntё ekspertiza janё pёrpiluar gjatё punёs sё zellshme, sё cilёs iu pёrkushtuan 30 ekspertё. Studimi evidenton pikat e „dobёta“, si rrjedhojё ministrja von der Leyen pёrballet me „njё detyrё tё vёshtirё menaxhimi“. Sa u pёrket financave, sipas saj, kemi tё bёjmё me „nevojat financiare pёr veprim“ nё vlerёn e 57 miliardё eurove. Kjo shumё i pёrgjigjet dy tё tretave tё volumit tё pёrgjithshёm tё investimeve tё Bundeswehr-it, saktёsoi ministrja kristiandemokrate. Tё prekura janё tё gjitha forcat e armatosura nё shёrbim, pra ushtria, aviacioni dhe marina.

Von der Leyen premton mё shumё transparencё

Tani e di se ku janё avantazhet, por edhe problemet, tha von der Leyen. Nё fakt ajo e dinte kёtё qysh mё parё. Sepse vёshtirёsitё p.sh. me avionёt e transportit "Transall" tё vjetёruar, apo me avionёt luftarakё "Eurofighter" janё tё njohura prej kohёsh. Por tani lista e gjatё e mangёsive ёshtё konfirmuar zyrtarisht. Tashmё ka kaluar koha e preteksteve. Ministrja e Mbrojtjes mund tё dalё nё ofensivё me njё plan beteje. Bundeswehr-i duhet tё pёrgatitet pёr „kohё vёrtetё jo komode“. Por apeli i von der Leyen-it vlen edhe pёr industrinё, qё ёshtё pjesё e mangёsive nё armatime. Si ekzemplar ekspertёt e mbrojtjes pёrmendin koncernin Airbus, qё ёshtё i vonuar prej vitesh me furnizimin e avionit transportues A400M.

Ministrja von der Leyen do të ecë përpara me planin e saj

Ministrja von der Leyen do të ecë përpara me planin e saj

Sipas studimit asnjё nga projektet e analizuara nuk ecёn pa probleme. Ato janё vonuar nga dy deri nё dhjetё vjet dhe pjesёrisht kanё kushtuar mё shumё se disa milliarda euro. E nevojshme ёshtё njё kulturё drejtimi, mendojnё ekspertёt e angazhuar nga ministrja nё sfondin e 140 problemeve tё evidentuara dhe rreziqeve nё pajisjen me material tё qendrueshёm pёr mbrojtje. Ekspertёt rekomandojnё mё shumё transparencё. Shumё projekte armatimi kanё dalё jashtё kontrollit – qoftё kohor ashtu edhe financiar, sipas ekspertёve. Ky vlerёsim megjithatё ishte publikuar nё faqen zyrtare tё Ministrisё sё Mbrojtjes, pёrpara se raporti t'i dorёzohej drejtueses sё dikasterit.

Shoqata e Bundeswehr-it pret qё kancelarja tё ndёrhyjё

Konform rezultatit ishin edhe reagimet ndaj tij. Ministrja duhet „urgjentisht“ tё kujdeset, qё gjёrat tё rikuperohen nga themeli, bёri thirrje kryetari i ekologjistёve, Cem ëzdemir. Kryetari i Komisionit parlamentar tё Mbrojtjes nё Bundestag, socialdemokrati Hans-Peter Bartels, kёrkoi nga von der Leyen gjatё njё interviste pёr televizionin ARD, qё t'i padisё prodhuesit pёr dёmshpёrblim pёr mangёsitё. Ndёrsa shoqata e Bundeswehr-it pret qё kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel tё mbajё qёndrim tё qartё. Kryetari i kёsaj shoqate André Wüstner tha pёr radion "Berlin-Brandenburg", se politika e armatimit nuk bёhet vetёm nё Ministrinё e Mbrojtjes. Ndaj nё trupё presin qё „qeveria nё tёrёsi, e nё radhё tё parё kancelarja, tё merren me financimin e Bundeswehr-it."