1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Paraqitet në Berlin marrëveshja e koalicionit të ri qeveritar

Partitë e Unionit (CDU/CSU) dhe liberalët (FDP) përfunduan negociatat e tyre që zgjatën tri javë për krijimin e koalicionit qeveritar. Merkel, Westerwelle dhe Seehofer paraqitën në Berlin marrëveshjen për koalicion.

default

Të kënaqur: Guido Westerwelle, Angela Merkel dhe Horst Seehofer

Negociatat kanë përfunduar dhe marrëveshja është arritur, bëri të ditur para gazetarëve në Berlin kancelarja Angela Merkel. Partitë kanë rënë dakord edhe për ndarjen e posteve ministrore: CDU-ja do të ketë tetë ministra, FDP-ja pesë dhe CSU-ja tre. Poashtu është rënë dakord edhe për emrat e ministrave, por ata do të zyrtarizohen për opinion pas konfirmimit të tyre prej kongreseve të partive. Liberalët e rafitikuan marrëveshjen njëzëri të shtunën. Ndërsa partitë e Unionit do takohen të dielën dhe të hënën. Megjithatë kancelarja Merkel theksoi se mund të konfirmojë të dhënat e bëra publike në media, po folur për emra.

Kush janë ministrat e ri?

Guido Westerwelle, FDP-Chef, künftiger Außenminister und Vizekanzler

Westerwelle, ministri i ri i Jashtëm

Sipas mediave gjermane, kabineti i ardhshëm i kancelares Merkel do të ketë 16 ministra. Tetë prej tyre do t'i takojnë CDU-së, 5 FDP-së dhe 3 CSU-së. Ministër i jashtëm i Gjermanisë dhe zëvendëskancelar në kabinetin e ri qeveritar do të jetë lideri i liberalëve, Guido Westerwelle. Befasia më e madhe është kalimi i ministrit të Brendshëm Wolfgang Shäuble në kabinetin e ministrit të Financave.

Deutschland Kabinett Wolfgang Schäuble CDU Finanzminister

Wolfgang Schäeuble, befasia më e madhe

Ministër i Brendshëm në kabinetin e ri do të jetë shefi i deritanishëm i zyrës së kancelares, Thomas de Maizière.

Për shumë analistë befasi është edhe kalimi i ministrit Franz Josef Jung nga sektori i mbrojtjes në postin e minsitrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Vendin e tij në postin e minsitrit të Mbrojtjes do ta zë ministri i tanishëm i Ekonomisë Karl-Theodor zu Guttenberg. Ursula von der Leyen mbetet në postin e ministres për Familje. Peter Ramsauer do të jetë ministër i Komunikacionit. Ministër i Shëndetësisë do të jetë 36 - vjeçari Philipp Rösler.

Koalitionsverhandlungen in Berlin von der Leyen , Rösler

Philipp Rösler, më i riu në kabinet, dhe Ursula von der Leyen

Sabine Leutheusser-Scharrenberg do të udhëheqë ministrinë e Drejtësisë. Norbert Röttgen do të jetë ministër i Ekologjisë.

Sekretari i deritanishëm i përgjithshëm i CDU-së, Ronald Pofalla njihet si një prej njerëzve më të besuar të kancelares Merkel. Prandaj nuk befason fakti që ai do të marrë postin e shefit të zyrës së kancelares dhe në nivelin e ministrit do të koordinojë punën e qeverisë. Në kabinetin qeveritar do të jenë edhe Dirk Niebel, si ministër i për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Ilse Aigner mbetet në postin e ministers së Bujqësisë. Ndërkohë që një prej ministrive më të rëndësishmme, siç u tha para gazetarëve në Berlin, ajo e Arsimit, mbetet në duart e Annette Schavan.

Lehtësimet tatimore ndër pikat më të diskutuara

Pika më e diskutuar kohët e fundit ishte ajo e uljes së tatimeve. Partnerët në koalicion kanë rënë dakord që tatimet në Gjermani të ulen gradualisht duke filluar prej filimit të vitit të ardhshëm. Pas negociatave të shumta, partitë e Unionit dhe liberalët u dakorduan që lehtësimet e përgjithshme tatimore të kapin një shumë prej 24 miliardë eurosh. Liberalët në fillim kanë kërkuar lehtësime deri në 35 miliardë. Kancelarja gjermane dhe kryetarja e CDU-së Angela Merkel, lideri i liberalëve Guido Westerwelle dhe kryetari i CSU-së Horst Seehofer u shprehën të bindur se marrëveshja e koalicionit i mundëson Gjermanisë rimëkëmbje ekonomike, ruajtjen e vendeve të punës, lehtësime tatimore...

Baden-württembergischer Ministerpräsident Günther Oettinger

Günther Oettinger kalon në Bruksel

Partitë e koalicionit të ri kanë rënë dakord edhe për prezantimin e Gjermanisë në Bashkimin Evropian, por kancelarja Merkel as këtu nuk deshi të flas për emra. Sipas agjencive të lajmeve, postin e një komisioneri nga Gjermania në Bruksel do ta zë kryeministri i landit Baden-Vyrtenberg, Günther Oettinger.

Vlerësime të ndryshme të marrëveshjes

Marrëveshja e koalicionit ka shkaktuar reagime të ndryshme. Sindikata e Bashkuar e Shërbimeve ver.di e ka kritikuar këtë marrëveshje. Kryetari i saj Frank Bsirske tha se konservatorët dhe liberalët e vendosin fitimin para të mirës së përbashkët. Fjalë kritike kishte dhe drejtori i Institutit të Ekonomisë Gjermane në Këln, Michael Hüther. Përballë malit të borxheve në arkat publike ai i konsideron të pashmangshme shkurtimet në buxhetin social. Në fushën e politikës së mjedisit Lidhja për Mbrojtjen e Natyrës (NABU) kërkoi përmirësime të dukshme në marrëveshjen e koalicionit. Kryetari i NABU-t Olaf Tschimpke kritikoi pezullimin e planit për heqjen dorë nga energjia bërthamore. Lëvdata pati nga i ngarkuari i Parlamentit për mbrojtjen, Reinhold Robbe. Ai e konsideron në parim pozitiv shkurtimin e shërbimit ushtarak nga nëntë në gjashtë muaj.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 24.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KEQZ
  • Data 24.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KEQZ