1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Paralimpik, Olimpiada dhe realiteti në Kinë

Duke marrë shkas nga mbyllja e Paralimpiks, olimpiadës së sportistëve me aftësi të kufizuara në Kinë, komentatorët në shtypin gjerman të së enjtes analizojnë gjendjen në Kinë.

default

Mbyllja e Paralimpiks në Pekin

Gazeta "Westfalenpost" shkruan: "Çfarë është irreale dhe çfarë është reale? Kjo çështje u shtrua gjatë lojërave olimpike në Kinë. E po e njëjta pyetje u shtrua edhe gjatë Paralimpiks. Garat janë mbyllur, rezultatet janë përcaktuar dhe të ftuarit largohen, ndërsa njerëzit në Kinë mbeten. Ata festuan me gëzim, u prezantuan kureshtarë, të respektueshëm dhe të hapur ndaj vizitorëve dhe shpresat e tyre i varën tek garat. Tani ata do të jenë të vetmit që e kuptojnë, se çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është e vërtetë. Ndërsa bota u fokusua tek kjo perandori, partia komuniste projektoi një panoramë kartolinash. Por papastërtitë u fshehën nën rrogoz. Lojërat ishin një teatër iluziv. Publiku do t´i kthehet së përditshmes. Nuk ka shumë gjasa që këtej e tutje do të jetë më mirë se ç´ka qenë."


"Volksstimme" vëren: "Lojërat Olimpike në Pekin ndihmuan, që bota ta kuptojë më mirë Kinën, pavarësisht shumë pikëpyetjeve që mbeten pa përgjigje. Në të kundërt Paralimpiks i ndihmoi kinezët, që të kuptojnë më mirë cilësitë luftarake të njerëzve me aftësi të kufizuara. Për kinezët njerëzit me aftësi të kufizuara nuk janë normalë. Ata i shohin këta njerëz me keqardhje, por jo si të barabartë. Jo vetëm që mungojnë ambjentet me kushte të përshtatshme për këta njerëz, por ata stigmatizohen dhe nuk guxojnë të kalojnë ndonjë portë. Ndërsa tani njerëzit me aftësi të kufizuara në Kinë përjetuan sportistë me vullnet të çeliktë, me vetëdije të fortë dhe me aftësi për rendimente. Vështrimi ndaj tyre, edhe pse vetëm në një hap të parë shumë të vogël tashmë ka ndryshuar. Në Kinë ka 83 milionë njerëz me aftësi të kufizuara, pra thuajse po aq sa Gjermania ka banorë."

  • Data 18.09.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FKDM
  • Data 18.09.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FKDM