1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Paralajmërime serioze për sulme terroriste në Gjermani

Sipas të dhënave të organeve gjermane të sigurisë forca islamike parashikojnë nga fundi i nëntorit të ushtrojnë akte terroriste në Gjermani.

default

Thomas de Maiziere: shqetësim po por jo edhe panik.

Ministri i Punëve të Brendshme Thomas de Maiziere tha gjatë një konference urgjente shtypi të thirrur më 17.11. në Berlin se të dhënat që fillimisht ishin të karakterit të përgjithshëm, tani janë konkretizuar.

"Të nderuar zonja dhe zotërinj, kemi shkaqe për t'u shqetësuar, por jo për histeri.“ Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere nuk ishte shprehur kurrë më parë me fjalë kaq të qarta në lidhje me rrezikun e akteve terroriste në Gjermani.

Nga jashtë ka të dhëna se nga fundi i nëntorit në Gjermani planifikohet një sulm terrorist. Kjo e dhënë përputhet edhe me të dhënat më të fundit të organeve gjermane të sigurisë.

"Masa e madhe e përkimeve kohore dhe përmbajtësore me gjendjen e deritanishme të informacioneve e kanë ndryshuar gjendjen.“ - tha ministri de Maiziere duke sqaruar se të dhënat bazohen në gjurmë dhe të dhëna hetimore konkrete.

NO FLASH Sorge vor erhöhter Terrorgefahr in Deutschland

Shtohen masat e sigurisë në vendet publike.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere tha se i ka kërkuar policisë federale që për shkak të gjendjes aktuale të shtojë kontrollet në aeroporte dhe nëpër stacionet e trenave.

Paralelisht me këto masa policitë e landeve kanë përforcuar mbrotjen e objekteve që mendohet se mund të jenë objektiva të goditjeve.

"Qytetaret dhe qytetarët do t'i shohin me sytë e tyre këto masa, por krahas tyre ka edhe një sërë masash që ata nuk mud t'i shohin" - tha ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere.

Sikurse edhe dy javë më parë ministri de Meziere u bëri thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë, të kujdesshëm dhe që në rast se shikojnë objekte të dyshimta të njoftojnë menjëherë policinë.

Gjermania në kooperim të ngushtë me partnerët e saj do të shtojë kontrollet edhe në kufijtë e jashtëm të Gjermanisë tha ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere. Kjo do të thotë që atentatorët e mundshëm ndodhen aktualisht jashtë Gjermanisë.

Autor: Peter Stützle/Pandeli Pani

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 18.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QBln
  • Data 18.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QBln