1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Paralajmërim, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më - Procesi në Hagë kundër Karaxhiçit

Westfälische Nachrichten: "A meriton ky njeri dashamirësi? Jo! 64 vjecari përfiton prej gjykatës drejtësi, një shans, që dhjetëra mijëra njerëzve në këtë luftë nuk u është dhënë kurrë!"

Në foto: një grua proteston përpara ndërtesës së Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Hagë 26.10.2009.

Viktimat kërkojnë drejtësi!

"Süddeutsche Zeitung", që del në Mynih komenton: "Qëllimi i këtij procesi, ndoshta i fundit i këtyre përmasave për krimet e luftës në Ballkan, është të dëshmojë dimensionin kompleks historik të luftës dhe të fajtorit kryesor. Të dëshmojë fajin e Karaxhiçit, si demagog në sfondin e krimeve të përgjakshme, për t'i dëshmuar atij se bashkë me të tjerët përpiluan dhe zbatuan planin për spastrimet etnike. Ky është qëllimi i këtij procesi! Edhe një herë do të shpalosen tmerret e luftës së Bosnjës me të gjithë brutalitetin dhe kompleksitetin e tyre, me qëllim që fuqia e fakteve t'u kundërvihet fallsifikimit të historisë dhe krijimit të legjendave, të cilat gëlojnë sidomos në Ballkan."

"Westfälische Nachrichten" , që del në Münster, shkruan: "A meriton ky njeri dashamirësi? Jo. 64 vjeçari përfiton prej gjykatës drejtësi, një shans, që dhjetëra mijëra njerëzve në këtë luftë nuk u është dhënë kurrë. Dokumentet e këtij "ferri" do të vihen mbi tryezë me të gjitha detajet e tmerrshme. Procesi do të hapë plagët e thella të të afërmve të viktimave, plagët e dhimbjes dhe të vuajtjeve. Dhe n.q.s. në fund do t'i jepet edhe dënimi, është një çështje tjetër. Kush kërkon në Hagë shpagimin për Srebrenicën dhe shumë krime të tjera, nuk do ta gjejë në fund kurrë qetësinë e shpirtit të tij."

"Volksstimme", që del në Magdeburg komenton: "Mallkimi i luftërave të Jugosllavisë nuk shuhet. Shumë të tmerrshme kanë qenë ngjarjet, që të mund të zbehet kujtesa. Përkundrazi, procesi kundër Radovan Karaxhiçit prek plagët e vjetra. Kjo nuk e bën më të thjeshtë procesin për krimet e luftës. Pengesa të tjera sjell i akuzuari vetë, i cili nuk u shfaq aspak para tribunalit të OKB-së. Një dëshmi që Karaxhiçi do të përpiqet me të gjitha mënyrat të pengojë dhe të shtyjë hetimet e tjera. Loja e maces me miun është një sfidë për gjykatën. Por kjo nuk i heq ngarkesën dëshmive. Në Hagë nuk zhvillohen procese të shpejta. Rëndësi ka që të sqarohet opinioni publik, se si erdhi deri tek masakra e Srebrenicës dhe të tjera. Që të shërbejë si matje për masën e dënimit dhe si paralajmërim, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. "

Autor: dpa/ Angelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 27.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KGAN
  • Data 27.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KGAN