1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paragjykime gjermano-gjermane

dpa/dw17 Dhjetor 2012

Gjermanolindorët u atribuojnë gjermanoperëndimorevë vetëm karakteristika negative, kurse për veten kanë mendim pozitiv. Ky është përfundimi i një sondazhi të Institutit Allensbach.

https://p.dw.com/p/173Z4
Fotografi: Fotolia/Laiotz

Sipas gazetës "Welt am Sonntag", ku janë botuar disa nga përfundimet e sondazhit, të zhvilluar në kuadër të nismës universitare "landet e reja të federatës", 40 për qind e gjermanolindorëve i karakterizojnë gjermanoperëndimorët me atribute negative, të tilla si lakmi dhe arrogancë apo cektësi. Ndërkohë që në anën tjetër për veten gjermanolindorët kanë mendim pozitiv. Pothuajse gjysma mendojnë se kanë cilësi të tilla si zelli, modestia dhe zgjuarsia. Gjermanoperëndimorët e vlerësojnë veten në mënyrë shumë më kritike. Vetëm 17 për qind e tyre nuk kanë asnjë lloj dyshimi për veten.

** ARCHIV ** Geschaeftsinhaber Enrico Reinsch zeigt am 19. Dezember 2003 eine Originalflagge der DDR, wie sie an Feiertagen in Betrieben und Behoerden aufgezogen wurde, in seinem Geschaeft im Muenchner Ortsteil Pasing. (AP Photo/Diether Endlicher) ** zu unserem Korr **
Fotografi: AP

Po ashtu në Perëndim vetëm një të katërta e qytetarëve kanë një imazh negativ për gjermanolindorët. Paragjykimet e gjermanoperëndimorëve për gjermanolindorët janë se ata janë të pakënaqur, mosbesues, frikacakë.

Sipas kryeministres së landit të Thuringjisë, Christine Lieberknecht (CDU), imazhi pozitiv që ekziston në Lindje për vetvetën, lidhet me kushtet dhe formimin e ndryshëm social. "Analiza e vazhdueshme e vetvetes dhe debati intensiv ishin në Perëndim pjesë e kulturës. Ata që vijnë nga një diktaturë, nuk e njohin një gjë të tillë në këtë masë", tha Lieberknecht për gazetën "Welt am Sonntag".

Christine Lieberknecht
Christine LieberknechtFotografi: dpa

Kurse kryeministri i landit Mecklenburg-Pomerania, Erwin Sellering (SPD) ankohet për një lloj mendjemadhësie morale të gjermanëve të Perëndimit kundrejt atyre të Lindjes. "Ajo që më bezdis është gishti tregues i ngritur përjetë i Perëndimit për t'u tërhequr vëmendjen njerëzve nga ish-Gjermania Lindore," tha Sellering për gazetën "Die Welt". "Në këtë mënyrë RDGJ shpallet shpejt si shtet padrejtësish, ku nuk kishte aspak ndonjë gjë të mirë."

Erwin Sellering
Erwin SelleringFotografi: picture-alliance/dpa

Në këtë mes anashkalohet fakti se në RDGJ ka pasur miliona njerëz, "që nuk ishin as viktima dhe as autorë krimesh dhe të cilët kanë punuar dhe kanë bërë shumë gjëra shpesh në kushte të vështira," tha politikani socialdemokrat.

Paragjykimet ende sot ekzistuese midis gjermanëve të Lindjes dhe të Perëndimit lidhen sipas Sellering me luftën e ftohtë. Asokohe sundonin "paragjykimet dhe atributet negative", sepse Lindja dhe Perëndimi duhet të dalloheshin prej njëra-tjetrës edhe politikisht. Disa prej tyre janë ngulur thellë dhe vazhdojnë të ekzistojnë. Prandaj kur pyet një gjerman nga Lindja se ç'mendon për një gjerman nga Perëndimi dhe anasjelltas "shumë prej tyre u shkojnë sërish në mendje shumë modele të vjetra të të menduarit." - tha Sellering.