1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Parada e homoseksualëve në Beograd

Qeveria serbe e ndaloi paradën e homoseksualëve me shpjegimin se ajo e cënon rendin dhe sigurinë. Parada e një grupi të vogël u mbajt, ndërsa ekspertët kritikojnë qeverinë.

Parada në Serbi

Parada në Serbi

Dukej se qeveria serbe e kishte marrë shumë seriozisht "paradën e homoseksualëve" ditën e shtunë në Beograd (28.09.2013). Ajo kishte planifikuar aksionin më të madh policor me 6500 policë, për të mbrojtur disa qindra homoseksualë. Por një ditë para mbajtjes se saj, kryeministri Ivica Daçiq bëri të ditur se këtë vit nuk do të lejohet "Gay Parada", për shkaqe sigurie. Në këtë mënyrë për herë të tretë me radhë u ndalua parada e homoseksualëve në Beograd, sepse e njëjta ka ndodhur edhe në vitet 2011 dhe 2012, pasi që me 2010 kishte pasur incidente shumë serioze me mbi 150 persona të lënduar.

Predrag Azdejkoviq

Predrag Azdejkoviq

Ndalimi erdhi si pasojë e kërcënimeve nga e djathta dhe ultranacionalistët serbë. Mediat serbe njoftonin për planet e ekstremistëve që kundër homoseksualëve të përdorin mjete të ndryshme, e madje edhe shishe me acid. Ekzistonte rreziku edhe i plaçkitjeve prej grupeve të huliganëve, sepse serbët ekstremë kishin paralajmëruar luftimin për një "Serbi më të shëndoshë" dhe për "vlerat familjare".

Ku është shteti juridik?

Jelena Miliq

Jelena Miliq

"Ndalimi i paradës është një humbje për shtetin, sepse në këtë mënyrë ajo dëshmon se nuk është në gjendje t'i zbatojë ligjet dhe kushtetutën e vet", thotë aktivisti për të drejtat e homoseksualëve, Predrag Azdejkoviq. Një shtet juridik, sipas tij, nuk guxon t'ju nënshtrohet kërcënimeve të huliganëve. "Në Serbi po sundon e drejta e më të fortit, që tregon se shoqëria jonë është primitive.“

Për diskriminimin e homoseksualëve janë fajtorë edhe përfaqësuesit e pushtetit, mendon ai. Vetë kryeministri Daçiq ka deklaruar se homosekslualët janë të barabartë, por "homoseksualiteti nuk është normal". Deklaratat e këtilla i ka kritikuar edhe Jelena Miliq, drejtore e Qendrës për Studime Euroatlantike në Beograd. "Kjo ëshë një retorikë plotësisht e papranueshme e një kryeministri", thotë ajo.

Cirku i rrezikshëm

Sondazhet tregojnë se shumica e serbëve e konsideron homoseksualitetin si sëmundje. Rreth 70 % pohojnë se ata nuk kanë asgjë kundër homoseksualëve, përderisa ky fenomen mbetet brenda katër mureve, pra në shtëpitë e tyre.

Edhe kisha ortodokse serbe është deklaruar kundër. Parada Gay është quajtur si një "paradë e turpit". Patriarku Irinej tha se "i marri mburret me diçka për të cilët njërëzit normalë turpërohen".

Protestat në Beograd

Protestat në Beograd

Aktivistt Azdejkoviq mendon se politikanët po përpiqen të përfitojnë pikë politike me deklaratat kundër homoseksualitetit. Ndërsa Jelena Miliq e vë ndalimin e paradës në kontekstin e politikës serbe ndaj Kosovës. Qeveria ka bërë lëshime ndaj Kosovës ndërsa tani me qëndrimet e ngurta për homoseksualitetin po përpiqet të afrohet me qytetarët.

Komisioneri për zgjerimin e BE, Stefan Füle ka rikujtuar Serbinë se duhet të respektojë të drejtat e grupeve minoritare. Megjithatë Miliq mendon se reagimet e evropianëve kanë qenë tepër të buta. Megjithë ndalimin e paradës, në Beograd janë mbledhur rreth 100 homoseksualë dhe kanë shëtitur nëpër rrugët e qytetit. Protesta është siguruar nga forca të mëdha policore dhe nuk ka pasur ndonjë incident.