1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Paraburgim për ish kryeministren ukrainase Julia Timoshenko – Skena të trazuara para sallës së gjyqit në Kiev

Në një proces të diskutueshëm ish kryeministra e Ukrainës Julia Timoshenko, është marrë në burgim hetimor. Ajo akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare. Timoshenko flet për për arbitraritet politik gjyqësor.

Në foto, Julia Timoshenko

Në foto, Julia Timoshenko

Prokuroria: E pandehura nuk i përmbahet udhëzimeve të gjykatës

Publiku në sallën e gjyqit në Kiev reagoi të premten (5.8.) me zemërim ndaj vendimit të gjykatësit, Rodjon Kireyev. Këtë herë ai miratoi kërkesën e prokurorisë për të marrë në paraburgim ish kryeministren Julia Timoshenko.

Pamje nga salla e gjyqit në Kiev

Pamje nga salla e gjyqit në Kiev

Shumë prej të pranishmëve bërtisnin - turp, turp ndërsa të tjerët përpiqeshin t'i shprehnin përkrahjen morale Tmoshenkos. "Julia ne jemi me ty", thërrisnin ata në momentin kur liderja e opozitës po largohej nga salla e gjyqit e shoqëruar nga rojet . Pastaj ndodhën skena të trazuara. Disa nga përkrahësit e Timoshenkos sulmuan makinën e policisë, me të cilin ajo po dërgohej në paraburgim. Njoftohet për një polic të lënduar si pasojë e trazirës së krijuar. Paraburgimi ishte kërkuar nga prokuroria. Në arsyetimin e saj prokurorja Lilja Frolova tha: "E pandehura nuk i përmbahet udhëzimeve të gjykatës. Ajo abuzon me të drejtën e saj për të dëshmuar në gjykatë. Në vend të kësaj ajo fyen pjesëmarrësit në proces dhe gjykatësit."

Timoshenko: Represion politik me urdhër të presidentit Janukoviç

Timoshenko ka ngritur të premten (5.8.) akuza të rënda kundër kryeministrit Nikolai Asarov, i cili ka dëshmuar në proces kundër saj. Sipas Timoshenos ai është përfshirë në afera korruptive.

Në foto, Nikolaj AsaroV

Në foto, Nikolaj AsaroV

Vetëm një javë më parë gjykata kishte refuzuar një kërkesë të prokurorisë për paraburgim. Gjatë procesit Timoshenko nuk e ka fshehur shpërfilljen e saj ndaj gjykatës. Ajo është akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare. Ndër të tjera, ish kryeministrja akuzohet për një marrëveshje të gazit të lidhur me Rusinë në vitin 2009. Nga kjo marrëveshje vlerësohet që Ukraina të ketë humbur disa qindra milionë euro. Përveç kësaj thuhet se gjatë mandatit të saj ajo ka keqpërdorur mbi 200 milionë euro. Timoshenko sqaroi gjatë procesit se: "Unë jam e mendimit se procesi kundër meje nuk është procedurë gjyqësore. Bëhet fjalë për një represion politik të kryer me urdhër të presidentit Viktor Janukoviç."

Ish kryeministrja Julia Timoshenko kërcënohet me dhjetë vjet burg

Për gjyqtarin Kirejev ajo nga fillimi kishte bërë gati vetëm fyerje.

Në foto, Viktor Janukoviç

Në foto, Viktor Janukoviç

Nganjëherë atë e quante përbindësh e nganjëherë: "Ju jeni një njeri mizor, një zemërqen. Ju dhe presidenti Janukoviç keni nxitur policët e njësisë speciale të armatosur gjer në dhëmbë dhe vegla të tjera tuajat kundër njerëzve të paarmatosur dhe paqësor në sallë." Mbështetësit e Timoshenkos kanë penguar më parë procesin me thirrjet e tyre me zë lartë. Procesi gjyqësor pritet të vazhdojë të hënën e ardhshme (8.8.). Marrja e vendimit pritet diku nga fundi i muajit. Në rast se shpallet fajtore ish kryeministrja mund të dënohet deri në dhjetë vjet burgim.

Autor: Stephan Lack / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama