1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Para shpërbërjes së Evropës?

Konflikti mes vendeve të forta dhe të dobëta në eurozonë shkallëzohet. Shefja e FMN-së Lagarde frikësohet nga rikthimi në shtetet e vogla e bën apel të mos hiqet dorë nga projekti Evropë: Për të nevojitet një "Vizion".

Christine Lagarde

Christine Lagarde

Integrimin e eurozonës drejtoresha e FMN-së, Lagarde nuk e sheh aspak vetëm si një çështje të monedhës së përbashkët, por edhe si çështje të lartë politike, madje edhe historike: "Projekti evropian është i jashtëzakonshëm, unë do të thoja, nga perspektiva e të gjithë njerëzimit. Kombet, që për shekuj me rradhë kanë zhvilluar luftëra të përgjakshme kundër njëri-tjetrit, vendosën të jenë së bashku më shumë se shtete të veçuara", tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, në një intervistë me "Süddeutsche Zeitung". Ajo shton në mënyrë paralajmëruese se politikanët nën presionin e zgjedhjeve mund t'i nënshtrohen gjithnjë e më shumë interesave afatshkurtra dhe kështu rritet "dëshira për sovranitetin kombëtar".



Unitet në krizë

Por ajo, që nevojitet, është përkundrazi më shumë unitet në krizë dhe jo vetëm në politikën fiskale dhe bankare. Përpjekjet për të ruajtur euron deri tani janë minuar nga "pasiguria dhe dyshimi lidhur me vizionin afatgjatë të politikanëve." Në krizën financiare shefja e FMN-së kërkon ndër të tjera një pakt për zgjidhjen e borxhit, siç e ka iniciuar këshilli ekonomik i "pesë të diturve" në Gjermani.

Sipas tyre borxhet shtetërore të vendeve të eurozonës, që janë më shumë se 60 për qind e produktit të brendshëm bruto, duhet të garantohen nga të gjithë. "Këtë model duhet ta shikojmë më nga afër", tha Lagarde në "Süddeutsche Zeitung", ndryshe nga qeveria gjermane, e cila nuk dëshiron të marrë përsipër rreziqe të tjera. Pakti për shlyerjen e borxheve do t'i jepte të paktën tregjeve financiare një "sinjal të qartë", se "Evropa është një projekt i përbashkët" dhe anëtarët e saj duan t'i përmbahen këtij projekti, shpreson Lagarde.


Autor: DPA/SZ/AV/Verbica
Redaktoi: Lindita Arapi