1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Para samitit të BE-së: Donald Tusk sheh shanse për arritjen e ujdisë

Para samitit të BE-Turqi të hënën (07.03.) në Bruksel, kreu i Këshillit të BE,së Donald Tusk është shprehur optimist për gjetjen e një konsesusi europian në krizën e refugjatëve. Mbyllet itinerari ballkanik.

Donald Tusk

Donald Tusk ka vërtet arsye të jetë i menduar: Europa ndodhet para sfidës më të madhe të dekadave të fundit

Baza e një qëndrimi të unifikuar europian është një strategji gjithëpërfshirëse, e cila do të ndihmojë në uljen e fluksit të migrantëve, thuhet në ftesën e Donald Tusk, kryetarit të Këshillit të BE-së drejtuar 28 krerëve të qeverive dhe vendeve të BE-së. Të hënën (07.03) vendet anëtare të BE-së do të diskutojnë në një samit të posaçëm me Turqinë. Më pas ata do të vazhdojnë të konsultohen më vete për strategjinë e deritanishme në krizën e refugjatëve.

Turi diplomatik përgjatë itinerarit ballkanik

Donald Tusk zhvilloi në ditët e fundit një tur diplomatik në kryeqytetet përgjatë itinerarit ballkanik. Ai vizitoi Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Maqedoninë, Greqinë dhe Turqinë. Të premten Tusk vizitoi edhe Serbinë. Të gjitha qeveritë e këtyre vendeve janë të mendimit se refugjatët nuk do të lejohen të tranzitohen më drejt Gjermanisë apo vendeve skandinave, thuhet në ftesën e Tusk për samitin e së hënës. „Me këtë mbyllet itinerari ballkanik“, të cilin e përshkuan vitin e kaluar qindra mijëra refugjatë për të hyrë në vendet e BE-së. Në të njëjtën kohë, Tusk përforcon qëndrimin e tij se Europa duhet të kthehet tek qarkullimi i lirë i Shengenit.

Griechenland PK Donald Tusk und Alexis Tsipras

Donald Tusk me Alexis Tsipras

Miliarda për Turqinë

Në të njëjtën kohë, Tusk kërkon që të ndihmohet më shumë Greqia dhe që të shpërndahen drejt refugjatët brenda Europës. Kundër mbylljes së kufijve të brendshëm të BE-së është edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në vend të kësaj ajo kërkon të bashkëpunojë me Turqinë. Qeveria e Ankarasë duhet të ndihmojë të ulet numri i refugjatëve të rinj që hyjnë në Greqi. Si shpërblim janë planifikuar ndihma miliardëshe dhe liberalizimi i vizave për Turqinë.

Ndërkohë që duhet të kthehen në Turqi shumë më tepër migrantë që nuk gëzojnë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare, shkruan kreu i Këshillit të BE-së, Donald Tusk. Athina e ka vullnetin politik, por ka probleme logjistike. Greqisë duhet t'i ndihmohet më shumë.

„Të zbarkuar“ në kufirin me Maqedoninë

Sipas të dhënave zyrtare në kufirin greko-maqedonas ndodhen 32.000 migrantë. 12.000 syresh janë përqëndruar në Idomeni, që kur Maqedonia lejon vetëm pak qindra siriane e irakianë të kalojnë kufirin. Kampi i refugjatëve nuk i plotëson kushtet humanitare. Njerëzit e mbledhur në çadra vuajnë nga të ftohtit natën dhe reshjet.

Punonjësit e organizatave humanitare informojnë migrantët, që të shkojnë në kampet e pranimit me kushte më të mira në jug të kufirit. Por shumica refuzon me shpresën se pala maqedonase do të hapë sërish kufirin, sikur edhe për një kohë të shkurtër.