1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Para publikimit të testit të bankave në BE shfaqet nervozitet

Testim por jo shkatërrim. BE kërkon që bankat me probleme t'i mbështesë në rast nevoje me kapitale emergjente, pas testeve për aftësinë e tyre të përballimit të krizës.

Pamje simblolike për alarmin në banka. Në foto grataçielat e Frankfurtit, qendër financash dhe semafori i kuq

Pamje simblolike për alarmin në banka. Në foto grataçielat e Frankfurtit, qendër financash dhe semafori i kuq

Vetëm pas 10 ditësh do të publikohen rezultatet e testimit të mbi 91 bankave evropiane. Por që tani, disa ministra financash po bëhen nervozë. Më parë (13.07.2010) ministrat e financave të BE kishin rënë dakord që vendet anëtare të marrin pas publikimit të testeve më 23 korrik "të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e kapitalit". Këtë e bëri të ditur në Bruksel ministri belg i Financave dhe kryetari i radhës i BE, Didier Reynders. Ai dha gjithashtu siguri për "transparencën më të madhe të mundshme".

Edhe ministri gjerman i financave, Wolfgang Schäuble e bëri të qartë se për raundin e ministrave nuk ekziston opsioni që bankat evropiane të shkatërrohen. "Me një mbyllje të bankave puna nuk zgjidhet", tha Schäuble në Bruksel. "Shumicën e herëve ata i kanë disa kreditorë, edhe për ata duhet menduar."

Wolfgang Schäuuble, mnistri gjerman i Financave

Wolfgang Schäuuble, mnistri gjerman i Financave

91 banka nën lentën e provës

Testit të stresit do t'i nënshtrohen 91 institute parash evropiane. Midis tyre janë 14 gjermane. Testet i krahasojnë shpesh me një test force për automjetet: ato synojnë të tregojnë se në ç'masë ndodhen nën presion institutet financiare, kur investimet e tyre financiare e humbasin papritur vlerën e tyre- për shembull, kur një vend anëtar i Euros si Greqia do të falimentonte ose kur BE të zhytej në një recesion të thellë. Ajo që testohet është para së gjithash aftësia për t'u pajisur me kapital vetjak. Ajo tregon nëse bankat kanë mjaftueshëm hapësirë kapitali kundër valëve të shokut në tregje.

Nëse bankave u mungon kapitali vetjak i nevojshëm, ato duhet t'i gjejnë mjetet fillimisht në tregjet financiare, kështu dëshirojnë ministrat e financave. Kur kjo nuk është e mundur, atëherë do të angazhohen shtetet e BE me fondet nacionale të shpëtimit të bankave. Nëse një vend i zonës së euros nuk është në gjendje të mbështesë bankat e tij, sipas mendimit të Schäubles ai mund të paraqesë lutje për ndihma nga çadra mbrojtëse e euros e BE.

Komisioneri për çështjet ekonomike, Oli Rehn i drejtohet mediave në Bruksel

Komisioneri për çështjet ekonomike, Oli Rehn i drejtohet mediave në Bruksel

Ndryshim mendimi në çështjen e çadrës mbrojtëse të BE

Çadra mbrojtëse fillimisht nuk qe menduar për bankat problematike, por për shtetet e zonës së Euros, të cilët kalojnë në vështirësi financiare. Ajo u krijua jo më larg se muaji maj, në rrethana dramatike nën pjesëmarrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe u pajis me 750 miliardë euro ndihma, midis të tjerash, për ta mbështetur euron.

Me rastin e konsultimeve të mininistrave, komisari i Ekonomisë së BE, Olli Rehn përforcoi vlerësimin e tij se sistemi evropian i bankave është "i fortë dhe i aftë për të rezistuar." Finlandezi theksoi se BE është i përgatitur dhe fondet e emergjencës së BE janë në dispozicion si konsekuencë e fundit.

Ministri britanik i Financave, George Osborne

Ministri britanik i Financave, George Osborne

Afrohet zgjidhja për mbikqyrjen financiare të BE

Përparime të rëndësishme ka pasur në përpjekjet disamujore për shtimin e mbikqyrjes financiare nga ana e BE. Britania e Madhe ra dakord për t'i dhënë në të ardhmen të drejtën e kontrollimit autoriteteve të ardhshme të BE për bankat, shoqëritë e sigurimit dhe tregtinë e letrave me vlerë, përballë autoriteteve nacionale të kontrollit. Ministri i financave, George Osborne megjithatë paraqiti si kusht që buxheti britanik të mbetet i paprekur nga kjo. Kjo do të vlente në rastet e ndihmave të shpëtimit.

Tani shtetet e BE duhet të bien dakord edhe me Parlamentin Evropian, i cili mbajti qendrim të fortë edhe pas 20 raundesh negociatash dhe nguli këmbë edhe më tej që autoritetet e reja të kenë fuqi edhe vendimmarrëse si mbikqyrëse. Schäuble u tregua optimist, se në muajt e verës do të arrihet një dakordim.

Autor: Reinhard Kleber/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 19.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OObS
  • Data 19.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OObS