1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Paqja në horizontin e Lindjes së Mesme? Bisedimet mes Sirisë dhe Izraelit

Në Izrael u publikua zyrtarisht lajmi nga zyra e kryeministrit për bisedimet jo direkte me Sirinë mbi një marrëveshje paqeje. Kjo temë gjen jehonë në shtypin gjerman.

default

Gazeta "Braunschweiger Zeitung" i referohet rolit ndërmjetesues që ka luajtur Turqia: "Të habit fakti, se me sa rafinesë Ankaraja po i krijon hapësira vetes në rajonin e Lindjes së Mesme që pas dështimit të SHBA në Irak. Ndërmjetësuesit turq janë si pëllumbat diplomtikë të paqes në bisedimet për paqen midis kundërshtarëve. Një marrëveshje mes Izraelit dhe Sirisë do të ketë efekt të jashtëzakonshëm ndaj konfliktit mes qeverisë dhe Hisbollahut në Liban, ndaj konfliktit të palestinezëve dhe ndaj Iranit, që i nxit këto konflikte. Një marrëveshje paqeje izraelito-siriane do t´i detyronte fqinjët për të qenë më të përmbajtur, pavarësisht se ata për arësye propaganidstike do ta refuzojnë këtë marrëveshje. E kjo është shumë."


Për komentatorin e "Mindener Tageblatt" kontaktet izraelito-siriane janë vetëm taktikë për të shkëputur vëmendjen nga problemet e politikës së brendëshme qoftë në Izrael, qoftë në Siri: "S´ka asnjë dyshim që marrëveshja izraelito-siriane është një sensacion dhe se gjendja e mbetur në vend numëro në Lindjen e Mesme do të ndryshojë. (...) Megjithatë tani për tani nuk duhen nxitur shpresa të mëdha. Të dyja palët ndodhen nën presion. Kryeministri i Izraelit Olmert po lufton për mbijetesë politike, presidenti i Sirisë Asad ndodhet në darë të dyfishtë mes lidhjeve me Iranin nga njëra anë dhe botës arabe e asaj perëndimore nga ana tjetër. Eshtë mëse i kuptueshëm dyshimi, që të dy nisur prej intereave të veta synojnë tani të bëjnë një manovër cinike për shkëputjen vëmendjes nga problemet reale."


"Hamburger Abendblatt" komenton: "Njoftimet nga Lindja e Mesme si rrallë ndonjëherë janë të gëzueshme, për faktin se brenda një dite vijnë dy lajme që mund të konsiderohen sensacionale. Izraeli dhe Siria po bisedojnë sërish për lartësitë Golan dhe në Liban palët e konfliktit kanë rënë dakord për një marrëveshje, që pas 18 muajsh i jep fund konfliktit të pëgjakshëm, që e çoi vendin në prag të luftës civile. E pra paqja po shfaqet në horizont? Fillimisht duhet të jemi skeptikë. Sepse koalicioni qeverisës në Bejrut përbëhet nga forcat pro-perëndimore dhe nga përfasqësuesit e Hisbollahut radikal-islamik, që drejtohen prej Damaskut dhe Teheranit. Kjo mund të shkaktojë bllokadë. Kësaj i shtohet edhe fakti, që nuk është parashikuar çarmatimi i Hisbollahut, pavarësisht se kjo lëvizje ende nuk është shndërruar në një parti politike me rrjet social. Një organizatë terroriste mbetet gjithnjë e tillë."



  • Data 21.05.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E419
  • Data 21.05.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E419