1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Paqja ende larg - Pas takimit të Obamës dhe Netanjahut

Një ditë pas mbajtjes së fjalimit të tij për politikën amerikane në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Barack Obama priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu. Atmosfera ishte e ngrirë.

Takimi Obama - Netanjah

Takimi Obama - Netanjah

Procesi i paqes në Lindjen e Mesme ka ngrirë. Dhe një gjë është e qartë për Uashingtonin, se Obama nuk do të mund ta ndryshojë këtë brenda një kohe të parashikueshme. Jo sepse mungon vullneti i tij për ta arritur këtë. Që në fillim të marrjes së detyrës, ai emëroi një të dërguar të posaçëm dhe bëri të qartë synimet e tij, futjen sërish në lëvizje të procesit të paqes në Lindjen e Afërme.

Por në dy vitet e fundit qeveria amerikane nuk ka arritur asgjë. Përkundazi. Shumë nga përpjekjet e bëra ishin kontraproduktive. Kur Presidenti amerikan Obama, deklaroi se Izraeli duhet të ndalojë ndërtimin e ngulimeve, këtë linjë e mbështeti edhe presidenti palestinez Mahmud Abbas, dhe pas protestave masive nga Izraeli, qeveria amerikane u distancua sërish nga kjo kërkesë. Obama ishte edhe vetë fajtor që u fut në qorrsokak prej Abass-it. Dhe kur presidenti amerikan, e trajtoi Benjamin Netanjahun gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë si një nxënës shkolle, kjo bëri që marrëdhëniet midis dy burrave të shtetit të ngrinin edhe më shumë. Netanjahu nuk u dorëzua në pikat kryesore dhe Shtëpia e Bardhë u përpoq me të gjitha forcat që të përmirësonte imazhin e dëmtuar në vizitën pasuese të kryeministrit izraelit. Duke e tepruar me deklararat formale të mirësjelljes. .

Takimi Obama - Netanjah

Takimi Obama - Netanjah

E njëjta lojë u përsëri kësaj jave. Obama deklaroi në fjalimin e tij, se Izraeli duhet të pranojë kufijtë e vitit 1967 dhe të kthehet në tavolinën e bisedimeve. Netanjahu refuzoi dhe Shtëpia e Bardhë gjendet tani në një betejë retorike tërheqjeje. Sinjali që presidenti jep me këtë manovër është fatal: Ai është i gatshëm të bëjë deklarata të guximshme, por kur Izraeli bën presion tërhiqet sërish mbrapa.

Sepse presidenti amerikan e ka ndërkohë të qartë se, në këto momente nuk mund të bëjë asgjë. Qëndrimi i tij në prezantimin e përbashkët para shtypit tregoi shumë, Obama dukej shumë i tensionuar. Dhe la përshtypjen se është duke luajtur me kohën. Fushata për zgjedhjet presidenciale në SHBA, sapo ka filluar dhe momenti do të ishte për të i papërshtatshëm, që të ushtronte presion ndaj të dy palëve. Kështu ai do të rrezikonte të dështonte, dhe do të humbiste mbështetjen e zgjedhësve me prejardhje izraelite në SHBA. Përveç kësaj, ai do të hapte mjaft probleme me Kongresin amerikan, që përkrah Izraelin. .

Demostruesit në Uashington

Demostruesit në Uashington

Kështu, Presidenti amerikan ushtroi në fjalimin e tij pak presion mbi të dyja palët, në mënyrë që të ruante fytyrën, duke mbetur në retorikën e përgjithshme. Dhe në prezantimin e përbashkët me Netanjahun, ai nuk e përmendi më kërkesën për kthimin e kufijve të 1967-ës. Një pasardhës për të ngarkuarin me Lindjen e Mesme George Mitchell, i cili dha dorëheqjen, nuk është emëruar ende dhe propozime konkrete nuk janë bërë. Nëse ai rizgjidhet në nëntor të 2012, ka mundësi që të bëjë edhe një përpjekje tjetër. Sepse ky president nuk nxiton për të mbaruar punët. Vetëm, se ka mundësi që atëherë duhet ta nisë në kushte më të vështira. Megjithatë do të ishte e gabuar për t'ia vënë fajin për të gjitha presidentit amerikan. Ai ka theksuar gjithnjë se Izraeli dhe palestinezët e kanë vetë në duar kthimin në marrëveshjen e paqes. Vetëm se Obama u jep atyre gjithnjë mundësi që të fajësojnë njëri - tjetrin.

Autor: Christina Bergman/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika- Kelmendi

DW.COM