1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paqe pa dhunë

Ana Lehmann29 Janar 2008

Integritet personal dhe mohim i dhunës, kështu donte ta luftonte ai sundimin kolonial britanik në Indi dhe ta çonte vendin në pavarësi. Para 60 vjetësh u vra Mahatma Ghandi.

https://p.dw.com/p/CzHp
Kryeministri indian Manmohan Singh nderon portretin e Mahatma Gandhit
Kryeministri indian Manmohan Singh nderon portretin e Mahatma GandhitFotografi: AP

Mahatma Gandhi ishte një politikan me parime të patundura etike. Integriteti personal dhe heqja dorö nga dhuna ishin veçoritë, me të cilat ai luftonte kundër sundimit kolonial britanik në Indi dhe e me të cilat e çoi vendin e tij drejt pavarësisë. Mahatma, "shpirti i madh", e quanin atë bashkatdhetarët dhe e nderonin si simbol të lirisë dhe rezistencës. Para 60 vjetësh Ghandi u vra nga një hindu fanatik.

Kur Karamchad Mohandas Gandhi erdhi në Afrikën e Jugut, ai besonte në të drejtën dhe ligjin, siç e kishte mësuar në Londër. Por avokati i ri e pa shpejt vetën të konfrontuar me shoqërinë, në të cilën të ardhurit indianë diskriminoheshin me ligj në fuqinë koloniale britanike.

Kur ai vetë u hodh një ditë nga treni nga një kontrollor i bardhë për shkak të prejardhjes së tij, u indinjua aq shumë nga kjo padrejtësi, saqë që në atë moment vendosi të luftojë kundër diskriminimit racor, tregon historiania Gita Dharampal-Frick e institutit për Azinë Jugore në universitetin e Heidelbergut. Ghandi u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij për rezistencë paqësore, thotë Gita Dharampal-Frick."Ai i kushton shumë vëmendje integritetit të secilit, ai e quan edhe vertetësi, që njëriu duhet të cojë një jetë të vertetë, në harmoni me mjedisin, me njerëzit e tij dhe që politika duhet ta mbështesë këtë lloj jete."

Besnikërinë ndaj së vërtetës së tij Ghandi e quante "Satyagraha"

Dhe atë e lidhte me doktrinën e vjetër indiane të heqjes dorë nga dhuna, Ahimsa. Ghandi vetë u qëndroi shumë besnik parimeve të tij spirituale dhe për pastrimin e tij të brendshëm ushtronte edhe askezë. Prej avokatit të ri të mbyllur ai u bë në Afrikën e Jugut aktivist i patrembur dhe luftëtar kundër diskriminimit të bashkëkombasve të tij nga britanikët.

20 vjet më vonë, kur u kthye në Indi, doktrina e tij e rezistencës pa dhunë kishte marrë dhenë me kohë. Pa hezituar ai mori drejtimin e kongresit kombëtar indian, i cili prej disa vjetesh përpiqej për pavarësinë e Indisë. Gita Dharampal-Frick: "India në vitin 1915 ishte në një gjendje të dëshpëruar. Kongresi nacional indian ishte deri në vitin 1915 vetëm klub debatesh. 1920 Gandhi e kthen kongresin nacional indian në një lëvizje popullore. Përmes frymëzimit të Gandhit dhe përmes mbështetjes së Gandhit ai kthehet në parti popullore."

Doktrina Satyagraha i bëri ata shumë trima

Shumë nga njerëzit e nënshtruar në Indi e shihnin Ghandin si figurë simbol të lirisë dhe pavarësisë. Mesazhi i tij u jepte atyre vetëdije, rrëfen Radha Bhatt, kryetare e Ghandi Peace Foundation in Delhi. "Më parë njerëzit në Indi nuk ishin kaq të guximshëm dhe pa frikë, por doktrina Satyagraha i bëri shumë trima. Ata e dinin, ne luftojmë, por jo me armë, por me mjetet e Satyagrahas dhe kjo do të thotë e "vërteta". Ata e përvetësuan të vërtetën aq shumë, saqë u bënë të patrembur dhe nuk shqetësoheshin më, se përmes Satyagrahës mund të humbisnin edhe jetën."

Ghandi u drejtohej hapur sunduesve kolonialë

Në vitet tridhjetë ai qëndroi në krye të një vale proteste, që përfshiu gjithë Indinë. Pika kulmore u arrit 1930 me një marshim demonstrativ në det, ku ai mori kripë dhe theu kështu simbolikisht monopolin e britanikëve mbi kripën.

Ghandi bënte thirrje për mosbindje civile dhe organizoi bojkotin e mallrave britanike, psh pör rrobat e prodhuara në Manchester. Ekspertja për Ghandin Bhatt: "Një prej aksioneve të tij të mosbindjes civile ishte djegja e rrobave të importuara. Njerëzit i hidhnin rrobat e importuara në zjarr. Në këtë mënyrë ai u dha të gjithëve idenë e një kombi të vetin, një kombi të pavarur: "Ne ia dalim, ne nuk varemi nga prodhimet, apo ndihma e vendeve të tjera."

Një popull prej fshatarësh të kolonizuar mund të bëjë rezistencë

Vazhdimisht britanikët e hodhën në burg dhe vazhdimisht ai riniste luftën për pavarësi. Në të njëjtën kohë ai përpiqej, ta ndryshonte nga brenda shoqërinë britanike me kasta dhe t´u ndihmonte parias, të paprekshmëve të fitonin dinjitet. Kjo i solli admirimin e gjithë botës. "Ai shkundi ndërgjegjen e perandorisë britanike dhe kështu arriti vetëdijen e bashkësisë ndërkombëtare. Ekzsitonte fjala e urtë 'right versus might' e drejta morale kundër pushtetit imperial. Ai tregoi, se një popull prej fshatarësh të kolonizuar mund të bëjë rezistencë kundër një fuqie ushtarake, një force koloniale.

Me 15 gusht 1947 Ghandi e arriti qëllimin: pavarësinë e Indisë. Por ajo ishte në të njëjtën kohë edhe dështimi i tij, thotë Bhatt i Ghandi Peace Foundation. "Ai donte ta krijonte Indinë sipas ëndrrave të tij dhe idetë e tij i përshtateshin shoqërisë indiane. Përfytyrimi i tij se si duhej të zhvillohej India ishte krejt tjetër nga ajo, që erdhi pas pavarësisë."

Pavarësia solli me vete një ndarje të subkontinentit në Indinë kryesisht hinduiste dhe në shtetin musliman të Pakistanit. Në një shpërthim të paparë dhune humbën jetën dhe atdheun me mijëra vetë. Ghandi mbijetoi shpalljen e pavarësisë vetëm për disa muaj. Në fillim të vitit 1948 ai u vra në Delhi nga një hindu fanatik.