1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Papademos (nuk) do të jetë kryeministër i Greqisë

Në çështjen e formimit të qeverisë kalimtare greke nuk ka ende ndonjë rezultat. Edhe emri i kandidatit më të mundshëm Lucas Papademos u përgënjeshtrua ndërkohë prej socialistëve.

Lucas Papademos

Lucas Papademos

Formimi i qeverisë në Greqisë vazhdon të shoqërohet nga një çoroditjeje e përgjithshme. Funksionarë të socialistëve i përgënjeshtruan sot paradite zërat se ka pasur një marrëveshje përfundimtare për Lucas Papademosin si kryeministër të ri. Kjo ishte njoftuar më parë nga media greke, edhe një funksionar i socialistëve ia pati thënë këtë agjencisë së lajmeve dpa. Në televizionin shtetëror u tha se ka informacione kundërthënëse dhe se rebusi vazhdonte.

Papademos ndihmoi në futjen e euros

Kandidati kryesor për postin e kryeministrit Lucas Papademos ka qenë nga viti 2002 deri në vitin 2010 zëvendëspresident i Bankës Qendrore Evropiane (ECB) . Gjatë kësaj kohe president i ECB-së ka qenë Jean-Claude Trichet. Papademos e ndihmoi Greqinë të kalonte nga dhrahmia te monedha e përbashkët euro dhe shpreson që ky hap i kaluar të mos jetë i kthyeshëm. Faktin që Papademos është kandidati me shanset më të mira ishte konfirmuar si nga socialistët ashtu edhe nga konservatorët grekë.

Jean-Claude Trichet dhe Papademos

Papademos dhe Trichet

Dy politikanët kryesorë të vendit, kryeministri socialist ende në detyrë Giorgos Papandreou dhe konservatori Antonis Samaras, ishin marrë vesh me ndërmjetësimin e presidentit të shtetit Karolos Papoulias që të formonin një qeveri kalimtare. Ajo ka për detyrë të sigurojë programin e ndihmave për Greqinë. Si pasojë të hënën patën nisur bisedime intensive për formimin e kësaj qeverie. Qeveria e re do të përballet me zhgënjimin e popullit dhe me një krizë, e cila nuk kërcënon vetëm Greqinë, po krejt eurogrupin.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters kryeministri Papandreou ka nisur një mbledhje urgjente kabineti, shenjë se mund të sinjalizojë përparimin në negociatat me opozitën për ndërtimin e qeverisë. Një zëdhënës i qeverisë u shpreh se pas formimit të qeverisë brenda një jave do të zhvillohej një votë besimi.