1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Papa shpreh keqardhjen për abuzimet seksuale të bëra nga priftërinjtë katolikë në Australi

Papa Benedikt XVI. shprehu të shtunën më (19.7.) gjatë Takimit botëror të rinisë keqardhjen e tij për viktimat e abuzimeve seksuale nga priftërinjtë katolikë. Por viktimave kjo nuk u mjafton.

Papa Benedict XVI në Barangaroo, vizitën e tij të parë në Australi- 17 korrik 2008

Papa Benedict XVI në Barangaroo, vizitën e tij të parë në Australi- 17 korrik 2008

Më shprehje publike të keqardhjes, reagoi Papa Benedikt XVI. në Sidnej, ndaj abuzimeve seksuale të bëra nga priftërinjtë katolikë. Duke u shkëputur nga teksti i fjalimit, kryesuesi i Kishës Katolike shprehu ndjenjat e tij në Ditën Botërore të rinisë.

Papa Benedict XVI takohet me mediat në World Youth Day -Sydney, Australi- 18 korrik

Papa Benedict XVI takohet me mediat në World Youth Day -Sydney, Australi- 18 korrik

„Unë dua të tregoj këtu turpin që ndjejmë ne të gjithë, kur mendojmë për keqtrajtimin seksual të minorenëve nga priftërinjtë katolikë në këtë vend. Më vjen shumë keq për dhimbjen dhe vuajtjet që u është dashur të durojnë viktimat. Dhe ju siguroj se duke qenë bariu i tyre, unë vuaj bashkë me ta."

Benedikt XVI. i bëri thirrje ipeshkëve në Australi që t`i japin fund këtyre veprave. Ato e kanë dëmtuar shumë imazhin e Kishës Katolike. Viktimat duhet marrin dëmshpërblim dhe ndihmë shpirtërore në përpunimin e keqtrajtimit të tyre: „Këto akte janë shumë të rënda sepse paraqesin shkeljen e besimit dhe meritojnë dënimin e kuptueshëm. Ato kanë shkaktuar dhimbje të mëdha dhe viktimat kanë nevojë për kujdes. Ata që kanë kryer vepra të tilla duhet të përgjigjen."

Papa Benedict XVI, në Sydney Opera House

Papa Benedict XVI, në Sydney Opera House

Por viktimave të keqtrajtimit sektual në Australi nuk i mjafton vetëm shprehja e keqardhjes nga Papa. Organizata Broken Rites, deklaroi se „Sorry" i Papës është i pamjaftueshme, nëse fjalët nuk shoqërohen me vepra. Shumë njerëz të prekur dhe të afërm të tyre patën kërkuar audiencë përsonale të Papës dhe kërkim faljeje. Sipas të dhënave të organizatës së viktimave deri tani në Australi janë dënnuar 107 priftërinj dhe kishtarë të tjerë për shkak të sulmeve seksuale. Procese të tjera nuk kanë përfunduar ende, bëhet e ditur.

Papa Benedict XVI takohet me Kardinalin George Pell, 13 korrik

Papa Benedict XVI takohet me Kardinalin George Pell, 13 korrik

Ipeshkvi i Sydney, Kardinali George Pell, akuzohet nga disa viktima keqtrajtimi, se ka dashur t`i mbulojë rastet. Dy ditë pas mbërritjes së Papës në Australi, Pell vendosi më në fund krijimin e një komisioni kishtar, që duhet të sqarojë akuzat.

Pelegrinët që marrin pjesë në Ditën botërore të rinisë janë me mijra duke ecur me orë të tëra mbi urën bregdetare nga Sidnej, midis qytetit deri tek stadiumi i garave me kuaj në Randëick. Nesër atje do të zhvillohet mesha përfundimtare me Papën ku pritet të marrin pjesë 500.000 besimtarë. Shumë pelegrinë do të kalojnë natën nën qiell të hapur.

Shumë prej tyre janë mbuluar me mushamara, sepse shërbimi i parashikimit të motit ka paralajmëruar stuhi, me temperatura maksimumi 8 gradë dhe erëra të forta, mbase edhe reshje.

DW.COM

  • Data 19.07.2008
  • Autor Bernd Musch-Borowska / Sydney (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EfKs
  • Data 19.07.2008
  • Autor Bernd Musch-Borowska / Sydney (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EfKs