1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Papa në Vatikan: Shqipëria shembull për rilindjen e kishës

Papa e quajti në Vatikan dialogun mes feve në Shqipëri autentik dhe të frytshëm dhe që i shmanget relativizimit të dallimeve fetare. Ai është dëshmi se fuqia e kishës është jo te struktura, por te dashuria për Krishtin.

Papa Françesku e quajti Shqipërinë një model për një bashkëjetesë paqësore të myslimanëve me të krishterët. Një takim me përfaqësuesit e myslimanëve dhe të konfesioneve të krishtera në Tiranë i ka treguar atij se një marrëveshje ndërfetare jo vetëm është e detyrueshme, por është "konkretisht e mundshme dhe e bëshme", tha ai duke hedhur pas vështrimin në qëndrimin e tij njëditor në Shqipëri të dielën.

Papa e quajti më tej Shqipërinë, ku ushtrimi i fesë qe ndaluar për një kohë të gjatë, një shembull për "një rilindje" të kishës.

Në mënyrë vendimtare për këtë ka shërbyer përkujtimi i martirëve, të cilët vdiqën nën sundimin komunist për besimin e tyre, tha Françesku. Kjo e bën të qartë, se fuqia e kishës nuk bazohet edhe aq në strukturat dhe aftësitë organizative të saj, por ajo i ka bazat para së gjithash në "dashurinë për Krishtin".

Dialogu midis feve në Shqipëri është "autentik dhe i frytshëm", shpjegoi më tej Papa. Ai i shmanget çdo relativizimi dhe respekton dallimet midis feve, tha Françesku. Pjesëtarët e feve i lidh vullneti i përbashkët, që t'u bëjnë të mira njerëzve, pa e mënjanuar ose fshehur identitetin vetjak.

Papa bëri thirrje të dielën (21.09.2014) në Shqipëri për dialog mes myslimanëve dhe të krishterëve dhe pati dënuar dhunën me motive fetare. Ishte hera e parë që Papa vizitoi një vend evropian jashtë Italisë.