1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Papa në Tokën e Shenjtë - Rëndësia fetaro - politike

Udhëtimin e nisur të premten në Jordani, Benedikti XVI. e vazhdon sot me Izraelin. Ky udhëtim është gjithë pengesa prandaj nevojitet një sens i hollë diplomatik.

Papa Benedict XVI viziton Izraelin.

Papa Benedict XVI viziton Izraelin. Vizita e Papës në Izrael vlerësohet delikate edhe për arsyen se marrëdhëniet katolike-hebreje muajt e fundit janë tensionuar shumë.

Kaq shumë shpresa nuk janë lidhur kurrë më parë me ndonjë udhëtim të Papës. Të krishterët, hebrejtë dhe muslimanët, banorë të Vendit të Shenjtë presin që Papa t' u japë zemër, t`i sqarojë dhe t`i orientojë. Të gjithë kërkojnë të vlerësohen prej kreut të 1,2 miliardë katolikëve. Hapësira për fjalët dhe gjestet e duhura është minimale. Për këtë arsye ekspertët shohin në këtë udhëtim, tetë ditët më të rëndësishme të pontifikatit të tij. Peshkopi Salem Al Sayegh është vikari patriark i kishes katolike romane në Jordani. “Kjo vizitë është një pelegrinazh”.

Papa në Jordani.

Mjerimi ekonomik dhe mungesa e mbështetjes, e kanë tkurrur shumë numrin e të krishterëve në Izrael, Palestinë dhe Jordani.

Papa ka thënë se do të vijë si pelegrin në Tokën e Shenjtë, jo si politikan, jo si ndërmjetësues në konfliktin izraelito-palestinez dhe jo si shpëtimtar në konfliktin mes perëndimit dhe islamizmit. Megjithatë, udhëtimi i Papës kërkon mprehtësi diplomatike, sepse Vendi i Shenjtë nuk është vetëm i mbushur me probleme politike, por edhe një territor i diskutueshëm, përsa u përket feve dhe dialogut mes tyre.

Ambasadori i Vatikanit në Jordani, nunci Francis-Assisi Chulikat, e di që rrethe islamiste si Vëllazëria muslimane, janë kundër ardhjes së Benediktit. „Ai vjen me ftesë direkte prej Mbretit. Pra është i ftuari zyrtar i Mbretit dhe unë mendoj se për këtë arsye është më i mirëpritur nga njerëzit. Përkundër zërave armiqësorë, që dëgjojmë nga grupe të caktuara."

Motra katolike në Lindjen e Mesme.

Në kuadër të vizitës së tij që do të zgjasë deri ditën e premte, Papa pritet të vizitojë edhe Betlehemin në krahinat palestineze. Gjatë qëndrimit në Jordani Papa bëri të qartë se synon të zbusë tensionet mes feve.

Përmes vizitës së tij Papa forcon rrymat myslimane, që janë të gatshme për dialog. Respektin për fenë myslimane Papa e tregoi në vizitën e tij në xhaminë e madhe, mendon zv-presidenti i shoqatës gjermane për Vendin e Shenjtë dhe ekspert për Lindjen e Afërt i konferencës së peshkopëve, Hermann-Josef Großimlinghaus. „Por, unë besoj se kështu mund të thuhet. Shtëpia mbretërore jordaneze, e personifikuar tek Mbreti jordanez dhe kryesisht tek ungji i tijmbretit jordanez, Princi Hassan, është përpjekur shumë vitet e fundit për dialogun ndërfetar dhe e ka ushtruar këtë, që nga pozicionet më të larta.“

Großimlinghaus e sheh Jordaninë si vend model për bashkëjetesën kristiano-islame në Lindjen e Afërt. Të krishterët në të dyja anët e Jordanit, si dhe Peshkopi latin i Jordanisë, shpresojnë që industria e turizmit të përfitojë nga reklama që i bëhet kësaj zone për shkak të udhëtimit të Papës. "Gjatë këtyre ditëve vëmendja e të gjithë të krishterëve do të drejtohet në vendet e shenjta në Jordani. Jordania me vendet e saj të shenjta, është një pjesë integrale e vendit të shenjtë. Jo vetëm në Palestinë dhe në Israel, edhe këtu ka vende të shenjta."

Papa Benedict XVI, takon druzen me të mbërritur në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv.

Papa Benedict XVI, takon druzen me të mbërritur në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv.

Mjerimi ekonomik dhe mungesa e mbështetjes, e kanë tkurrur shumë numrin e të krishterëve në Izrael, Palestinë dhe Jordani. Peshkopi Sayegh dhe drejtues të tjerë të kishës e shohin synimin e vizitës së Papës në rradhë të parë për ta ndaluar këtë tendencë. "Në fund do t´u ndihmojë të krishterëve, për t´u thënë "qëndroni aty ku jeni". "Qëndroni në vendin tuaj". Ju keni një mision të jetoni këtu me miqtë tuaj dhe me myslimanët. Ju duhet të jepni një dëshmi të Jezu Krishtit."

Grindja kristiano-hebreje për lutjen katolike të së premtes së madhe, për konvertimin e hebrejve, për aferën Williamson, si dhe planet për shpalljen të lumnueshëm të papës Pius XII. i kanë ngarkuar shumë marrëdhëniet e Vatikanit me Hebraizmin. Tani, që në ditën e parë në Izrael Papa shkon në përkujtimoren e holokaustit Yad Vashem, por nuk hyn në muzeumin e tij, sepse aty kritikohet ashpër Piu XII. Në këtë mënyrë as Papa nuk ka nevojë të shohë sulmin ndaj paraardhësit të tij dhe as muzeu nuk ka nevojë të largojë tabelën. Një zgjidhje diplomatike. Ndoshta për të mos ndezur më shumë tensionin ndërmjet Vatikanit dhe hebraizmit Papa nuk do të vizitojë as Rripin e Gazës, të rënduar nga lufta, dhe as murin e Betlehemit. Megjithatë në 28 fjalimet e tij ai nuk duhet të bëjë asnjë gabim. Një gjë shumë delikate, në një kohë që bota ndjek me vemendje. Dhe kjo për një papë, i cili deri tani nuk ka treguar ndonjë talent për politikë. Por nuk ka shkak për t' u merakosur për udhëtimin, thotë nunci apostolik Chulikat: "Mendoj se nuk është kështu. Mendoj se do të jenë ditë shumë të gëzueshme për Atin e Shenjtë. Që të vijë në Vendin e Shenjtë. Këtu është burimi i besimit tonë. Prandaj mendoj se ai do ta shijojë me të vertetë, që të jetë këtu dhe të mbajë shërbimin fetar me bashkësinë e krishterë."

Autor: Theo Dierkes / Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM