1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Papa me këpucët e kuqe" - Benedikti XVI lë mbresa të thella tek amerikanët

Ai nuk është një yll mediash si paraardhësi i tij e megjithatë Papa Benedikti XVI ia arriti t´i bënte për vete amerikanët dhe t´i interesojë ata për Vatikanin.

Benedikti XVI i surprizoi pozitivisht amerikanët dhe jo vetëm me këpucët e kuqe.

Benedikti XVI i surprizoi pozitivisht amerikanët dhe jo vetëm me këpucët e kuqe

"Pa shih, ai ka veshur këpucë të kuqe". Amerikanët nuk dinin shumë për Papën, përveç ndoshta faktit se është gjerman. Mosnjohuria nuk ka të bëjë me injorancën apo mospërfilljen e qëllimshme kundrejt "Evropës së Vjetër", por me faktin se shumica e amerikanëve janë protestantë. Ndonëse nga 300 milionë qytetarë amerikanë, 70 milionë prej tyre i përkasin fesë katolike, katolikët nuk bien në sy në jetën e përditshme. Për këtë arsye vizita e Papës u vlerësua si vizita e një miku të shtetit që vjen nga Roma dhe kaq.

Benedikti XVI i surprizoi pozitivisht amerikanët

Por edhe ata që dinë më tepër për Papën, nuk prisnin shumë: Deri tani Papa Benedikti XVI nuk ka rënë në sy me ndonjë veprim të veçantë dhe përsa i përket skandalit rreth 4000 priftërinjve pedofilë, në kishën amerikane mendohej se edhe ky skandal do të kapërcehej si vitet e fundit: Të flitet sa më pak për këtë temë! Por Benedikti bëri të kundërtën, duke i surprizuar amerikanët në mënyrë pozitive: Që përpara se të hynte në SHBA-s, ai u mor me këtë temë dhe u shpreh përpara kamerave televizive amerikane se ndjen turp për atë që ka ndodhur.

Kjo ishte një deklaratë e mençur dhe aspak spontane, e cila i solli Papës një publik të madh, i cili mbeti sërish i mrekulluar kur Papa u takua me viktimat e skandalit dhe gjatë meshës që zhvilloi në Katedralen St. Patrick´s, ai i bëri thirrje kishës së tij që të vetëpastrohet.

Vizita e sinagogës u shtoi amerikanëve respektin ndaj Papës

Por Benedikti i habiti amerikanët edhe me veprime të tjera: Ai vizitoi një sinagogë në Nju-York dhe u përshëndet atje me respekt dhe dashamirësi. Opinioni publik amerikan reagoi në mënyrë aq pozitive ndaj vizitës së papës në sinagogë, sa që Rabi Schneider, një amerikan me prejardhje austriake, që ka mbijetuar Holokaustin dhe Benedikti, i cili ndonëse jo vullnetarisht si i ri i përkiste rinisë së Hitlerit, biseduan së bashku jo vetëm për forcimin e dialogut mes katolikëve dhe ebrejve, por edhe për jetën dhe vlerat e saj në gjuhën gjermane. Vëzhguesit amerikanë e cilësuan këtë bisedë si një moment historik.

  • Data 21.04.2008
  • Autor Thomas Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DlAd
  • Data 21.04.2008
  • Autor Thomas Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DlAd