1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Papa mbështet Kroacinë

Papa Benedikti XVI ka shkuar të shtunën për vizitë dyditore në Kroaci. Është kjo vizita e parë e tij në këtë vend. Vizita realizohet në një moment të rëndësishëm politik për Kroacinë.

default

Dhjetëra mijëra besimtarë në qendër të Zagrebit

Papa në Kroaci - është kjo një vizitë mes miqëve. Që në fillim të vizitës, ende pa zbritur nga avioni në Zagreb, Benedikti XVI foli për raportet e mira tradicionale mes Vatikanit dhe popullit kroat.

„Ne mund të flasim për 13 shekuj lidhjesh të veçanta, të krijuara dhe forcuara në kohëra të vështira. Kjo histori është dëshmitari më i mirë i dashurisë së popullit kroat për evangjelizmin dhe kishën", tha ai.

Vizita e Papa Benediktit XVI në Kroaci realizohet në një moment të rëndësishëm politik. Këtë muaj duhet të përfundojnë negociatat për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Një proces ky të cilin Vatikani e ka mbështetur prej fillimit. Këtë bëri të ditur Papa edhe gjatë bisedimeve politike në Zagreb.

Kroacia shembull për të tjerët

Papst zu Besuch in Kroatien

Papa pritet me nderimet me të larta

Pas mbërritjes atje, Benedikt XVI theksoi se 20 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë dhe në prag të anëtarësimit të saj në BE, historia e mëparshme dhe ajo e fundit e Kroacisë paraqet një bazë mbi të cilën të gjithë popujt tjerë të kontinentit mund të reflektojnë, me qëllim ruajtjen e vlerave të krishtera.

„Që prej fillimit ky komb i përkiste Evropës dhe ka dhënë një kontribut të veçantë me vlerat morale dhe shpirtërore, të cilat me qindra vjet janë kultivuar në jetën e përditshme dhe në ruajtjen e identitetit personal dhe kombëtar", tha Benedikti i XVI.

Papst zu Besuch in Kroatien

Mbështetje e plotë për Kroacinë

Katolicizmi në Kroaci edhe sot është një pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar, në veçanti sa i përket përkufizimit të saktë me kishën ortodokse serbe. Rreth 90 % e banorëve të Kroacisë janë katolikë. Besimi dhe kisha kanë vlera tradicionale. Teologu Zhelko Tanjiq, drejtor i butesit katolik në Kroaci flet për afërsi të mëdha shpirtërore mes besimtarëve në këtë vend dhe Papës.

"Papa dhe kroatët të ngjashëm"

„Do të thosha se mes Papës dhe kroatëve ka disa ngjashmëri. Ai vjen nga Bavaria ku katolicizmi mbahet në mënyrë tradicionale. Ngjashëm është edhe me kroatët. Kultura dhe historia kroate shprehen bukur fuqishëm edhe përmes katolicizmit", thotë Tanjiq.

Pika kulmore e vizitës ishte takimi i Papës të shtunën në mbrëmje me të rinjtë në sheshin qendror Bana Jelaçiqa si dhe mesha e shenjtë e parashikuar për ditën e diel, ku priten rreth 300.000 besimtarë.

  • Data 05.06.2011
  • Autor Jörg Paas
  • Fjalët kyç Papa, Kroacia, BE
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11UbI
  • Data 05.06.2011
  • Autor Jörg Paas
  • Fjalët kyç Papa, Kroacia, BE
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11UbI