1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Papa kundër diskriminimit të homoseksualëve.

Pas vizitës triumfale në Brazil, Papa Fraçesku gjatë kthimit në Romë është shprehur kundër diskriminimit të homoseksualëve në kishën katolike. "Ata janë vëllezërit tanë", ka thënë Papa.

Pope Francis steps off a plane after returning from his trip to Brazil at Ciampino airport, south of Rome, July 29, 2013. Pope Francis left Brazil on Sunday with Rio still pulsating with excitement after a historic beachfront Mass for more than 3 million people in which he challenged young people to build a new world based on tolerance and love. REUTERS/Alessandro Bianchi (ITALY - Tags: RELIGION POLITICS TRANSPORT)

Papst kehrt von seiner Brasilienreise nach Rom zurück

Deklaratat e Papa Françeskut në një konferencë shtypi të improvizuar në avion mbi homoseksualitetin e priftërinjve kanë shkaktuar një valë reagimesh në mediat ndërkombëtare. Papa paralajmëroi, të mos diskriminohen homoseksualët. Tendenca homoseksuale nuk është mëkat, por akti homoseksual, tha Papa gjatë fluturimit për në Romë, pas vizitës triumfale në Brazil.

"Kush jam unë të gjykoj?"

Pope Francis (L) and Cardinal Tarcisio Bertone step off a plane after returning from their trip to Brazil at Ciampino airport, south of Rome, July 29, 2013. Pope Francis left Brazil on Sunday with Rio still pulsating with excitement after a historic beachfront Mass for more than 3 million people in which he challenged young people to build a new world based on tolerance and love. REUTERS/Alessandro Bianchi (ITALY - Tags: RELIGION POLITICS TRANSPORT)

Papa kthehet nga Brazili

"Po qe se një person është homoseksual dhe kërkon zotin dhe është njeri me vullnet të mirë, kush jam unë të gjykoj mbi të?", pyeti Papa në mënyrë retorike. Nga katekizmi dimë se këta njerëz nuk duhet të përjashtohen nga shoqëria, por përkundrazi duhet të integrohen në shoqëri. "Ata janë vëllezërit tanë", ka thënë Papa. Sipas njoftimeve në media, papa i është përgjigjur me këtë pyetjes së një gazetari të "Wall Street Journal" mbi qëndrimin e kishës katolike për homoseksualët. Po sipas njoftimeve të kësaj gazete, Papa është shprehur se duhet të dallojmë mes homoseksualitetit dhe lobit homoseksual në Vatikan. Ky i fundit përbën problem, kur me informacione sekrete bëhet presion ndaj njerëzve. Mediat italiane kishin spekuluar më parë për ekzistencën e një grupimi të tillë.

Sinjal për homofobët

Zëdhënësi i lëvizjes reformuese katolike Ne jemi kisha, Christian Weisner.

Zëdhënësi i lëvizjes reformuese katolike "Ne jemi kisha", Christian Weisner.

Gazeta liberale e Pragës "Hospodarske Noviny" i komenton deklaratat e Papës si një hap afrues me homoseksualët. "Papa Françesku është i pari në historinë e kishës, i cili ka bërë hapin më të madh në drejtim të homoseksualëve. Fjalët e tij, "kush jam unë që të gjykoj këtë", do të bëjnë që të bien zilet e alarmit për homofobët brenda radhëve të kishës katolike. Për kishën vetë është më e rëndësishme, në dallim nga paraardhësi i tij, Papa Benedikti, që papa Françesku nuk është kundër, që homoseksualët të bëhen priftërinj. Aktin homoseksual kisha e trajton edhe më parë si mëkat. Pra Papa nuk e kthen përmbys biblën."

Edhe lëvizja reformuese katolike në Gjermani "Ne jemi kisha" ka përshëndetur deklaratat e papës. "Ato mund dhe duhet të jenë një mesazh i rëndësishëm çlirues për të gjithë ata priftërinj homoseksual, dhe që deri tani duhet ta fshihnin këtë", është shprehur zëdhënësi i lëvizjes reformuese, Christian Weisner.

Deri tani priftërinjtë homoseksualë nga frika e shantazheve, apo sanksioneve nga ana e kishës nuk dilnin hapur. "Kjo është një deklaratë e fortë", shprehet Weisner, "një sinjal i rëndësishëm që Papa nuk ka frikë nga realiteti."

Reagime nga politika

Zëdhënësi i të Gjelbërve për të drejtat e njeriut, Volker Beck

Zëdhënësi i të Gjelbërve për të drejtat e njeriut, Volker Beck

Reagime pas deklaratave të Papës ka pasur edhe nga politika. Zëdhënësi i të Gjelbërve për të drejtat e njeriut, Volker Beck, i përshëndeti deklaratat e Papës, duke i cilësuar ato "shpresë për një qëndrim të ri të Vatikanit për të drejtat e homoseksualëve. Por më shumë se shpresë nuk ka gjë tjetër". Edhe zëdhënësi i të krishterëve i grupit parlamentar të liberalëvë gjermanë (FDP) në Bundestag, Patrick Meinhardt, është shprehur se: "ai do të ishte i gëzuar, nëse më në fund në shekullin e XXI të krishterët në kishën katolike ndjehen në strehën e tyre, pavarësisht nga orientimi seksual".

Papa u shpreh për herë të parë që nga zgjedhja e tij si kreu u kishës katolike edhe mbi kërkesat për lejimin e grave si priftëresha. "Kjo derë është e mbyllur." Ai konfirmoi edhe njëherë bazën e besimit të krishterë, i cili nuk lejon gra si priftëresha. Megjithatë femrat duhet të marrin përsipër detyra më të rëndësishme në ceremonitë pastorale.