1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Papa Françesku në Aushvic- heshtje në vendin e së keqes

Për herë të tretë kreu i Kishës Katolike viziton ish-kampin gjerman të përqendrimit Aushvic-Birkenau në Poloni. Papa dallohet nga larg që është i tronditur. Një gjest i madh.

Polen Weltjugendtag 2016 Papst Franziskus besucht Auschwitz

Papa viziton Aushvicin

Ai hesht. Qysh në fillim. Në orën 9:15 Papa Françesku kalon portën e kampit të Aushvicit me mbishkriminik cinik „puna jep liri“. Kjo si të gjitha mbishkrimet e tjera të vjetra të kujtojnë, që ky ka qenë një kamp gjerman. Më pas ai qendron gjatë i ulur në heshtje, plot 15 minuta. Nën hijen e një peme. Qielli është ende në ngjyrë të bardhë si qumësht, dielli ende i freskët, bari i njomë. Idil. Me intensitet si rrallëndonjëherë tjetër lëvizin në këtë mjedis vetëm trupat e stërvitur me kostume të zeza. Ata kujdesen për sigurinë. E tani duket, sikur ata shohin, nëse ai vërtetë është aty.

Heshtje, asnjë fjalë me zë

Po, ai qëndron ulur në heshtje. Heshtje, i zhytur në vetvete. Heshtja e Papës. Sa shpesh flitet për këtë. Kur bëhen akuza kundër Papa Piut të XII., i cili si kreu i kishës ndihmoi hebrejtë, por rrallëherë fliste me zë të lartë. Ose kur papët në dekadat e kaluara takonin diktatorë të këqinj. Këtu tani ka vendin e vet në jetë, heshtja e papës. Ndryshe nga dy parardhësit e tij, Françesku nuk thotë asnjë fjalë me zë.

Polen Weltjugendtag 2016 Papst Franziskus besucht Auschwitz

Papa në Aushvic

Kur Françesku më në fund ngrihet, ai ecën ngadalë. Ai duket sikur vjen nga larg. I menduar ai prek me buzët e tij një nga shtyllat e vjetra metalike të kompleksit të rrethuar, puthje, me të cilën thuhet shumë. Një makinë Golf caddy e çon atë në një oborr të vogël mes barrakave, në të cilat dikur vriteshin e vareshin të burgosurit. Aty ndodhet kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo, e cila ecën me të përmes mureve me tulla. Françesku thuajse e le atë jashtë vëmendjes. Ai do ta ndiejë këtë vend dhe ai do të takojë dëshmitarët e kohës. Dymbëdhjetë vetë nga ajo kohë.

Emocione

Ata janë të gjithë të moshuar, mjaft të thyer në moshë. Një grua fine me flokë të bardhë i përshpërit atij diçka. Ata ia frohen njeri-tjetrit, ai e puth atë majtas e djathtas në faqe, ajo ia kthen të puthurën në qetësi. Një burrë i gjatë e përshëndet papën duke i shtrënguar duart. Pak minuta më vonë shihet fotografia, që burri i tregon papës. Në të tregohet një skelet i gjallë, një burrë në një grup të burgosurish në ditën pas çlirimit. E pa iamgjinueshme. Secili nga të dymbëdhjetë përqafohet me Françeskun. Ai e di, se ata janë ndër të paktët, që ende mund të japin dëshmi për mizorinë, të cilët vazhdojnë të jetojnë me të.

Salla në barrakat, në të cilat në një mënyrë tmerrësisht mbytëse janë dëshmitë e fundit që të kujtojnë mbi një milionë njerëzit, që janë vrarë në Aushvic-Birkenau, male me flokë, gjyslykë, një pirg i tërë me valixhe të zbrazura, Françesku nuk i sheh. Por ai zbret në bllokun 11 në anën e qilarit, në famëkeqet „bunkerët e urisë“. Për të kjo është një etapë e rëndësishme e kësaj rruge.

Qelia e vdekjes së Maximilian Kolbe

Këtu vdiq më 14 gusht 1941 prifti françeskan Maximilian Kolbe. Kur rojet e kampit të përqëndrimit për hakmarrje ndaj dyshimit për arratisjen e një të burgosuri asokohe përzgjodhën burra për t'i vrarë, Kolbe u ofrua në këmbim të një babai familjar plot vuajtje.

Së shpejti mbushen 75 vjet nga ajo ditë. Ndoshta është ajo kohë për papën një e tashme. Ai qendron plot pesë minuta i ulur vetëm në qilarin gjysmë në terr. I vëzhguar prej një kamere të instaluar aty më parë. I vetem me kujtimin. Duke u lutur, në heshtje. Pak më vonë fjalët e vetme të Françeskut në Aushvic, në korridorin e ngushtë të qelisë së vdekjes së Kolbes ai shkruan në spanjisht në librin e kujtimeve. "Zot, mëshirë për popullin tënd! Zot, fale ka shumë mizori!"

Një dritë për të vdekurit

E më pas, dielli nga mëngjesi i lagësht ofron një ditë vere të nxehtë dhe papa vazhdon rrugën për në kampin fqinjë të Aushvicit, Birkenau, në binarin e hyrjes monumenti përkujtimor. Autokolona me shumë vagonë sigurie dhe automjete të tjera është ngadalë në udhëtim. Françesku sërish lëviz ngadalë në makinën Caddy në hyrje, sikur atij i duhet kjo kohë. Kalon përgjatë vagonëve të zbrazur hekurudhorë të askohe. E çfarë do të thotë „të asokohe“?

Përpara monumentit përkujtimor prej orësh të tëra presin mijëra të ftuar. Ndër ta 25 prej tyre që duke vënë jetën e tyre në rrezik kanë ndihmuar hebrejtë, por edhe disa të mbijetuar. Szydlo është aty dhe përpara papës ka përshëndetur disa prej këtyre mysafirëve të veçantë. Por duartrokitjet shpërthejnë vetëm për Françeskun. Me vrull mes të dyve ndërhyn prifti, i cili herë pas here i pëshpërit papës diçka. Pastaj Françeku shkon përpara me një shikim të posaçëm thuajse të largët. Ai ndalet para shumë pllakave përkujtimore, që u kushtohen në shumë gjuhë grupeve të shumta të viktimave. Në fund ai vendos një gotë të madhe qelqi me dritë qiriri.