1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Papa entuziazmon francezët dhe kërkon rivlerësim të marrëdhënies shtet - kishë

Papa Benedikti i XVI viziton Francën. Në fjalimin e tij, papa është shprehur qartë politikisht dhe ka kritikuar hendekun social gjithnjë e më në rritje.

default

Qindra mijëra vetë ndoqën meshën e papës

Ka qenë ato pamje, që dëshiron të shohë kisha katolike. Dhjetëra mijëra francezë në anët e rrugës brohorisnin me flamuj të Vatikanit në duar duke pritur kalimin e makinës papnore. Papa Benedikti XVI. ka festuar në ditën e dytë të vizitës së tij në Francë, të shtunën një meshë para Katedrales së Invalidëve në Paris, ku kanë marrë pjesë më shumë se 220 mijë vetë. Gjatë meshës ai ka dënuar stilin e jetës, në qendër të të cilës ndodhet mania për para. Të premte kreu i Kishës Katolike u takua me presidentin francez Nicolas Sarkozy në pallatin Pallatin Élysée. Në një fjalim të mbajtur para 700 intelektualëve ai foli për rrënjët kristiane të kulturës evropiane dhe u ankua për "mungesën e besimit tëk Zoti" të shoqërisë së sotme.

Kisha në Francë ka probleme, askush nuk ndjek rrugën e saj, për këtë arsye papa ka zgjedhur si një nga pikërëndesat e vizitës sës tij problemet e të rinjve. Në pritjen shtetërore në pallatin Elize, papa tha: "Të rinjtë janë shqetësimi im më i madh. Disa prej tyre kanë vështirësi të gjejnë orientimin e duhur, apo vuajnë për shkak të humbjes së lidhjeve në familje."

Për këtë arsye është e rëndësishme, tha papa, që të rinjve t'u krijohen kushte edukimi. Përveç kësaj ata duhet të inkurajohen për respekt të ndërjselle dhe ndihmë. Fjalë të papës që të kujtojnë trazirat e të rinjve në periferitë e Parisit para tre vjetësh.

Papa në fjalimin e tij preku edhe ndarjen e kishës nga shteti. Ai kërkoi që të reflektohej sërish kuptimi dhe formësimi i laicizmit duke dhënë një shembull, rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve. "Përmes institucioneve të saj të shumta dhe aktiviteteve kisha shpesh përpiqet të ofrojnë ndihmë të menjëhershme, por është detyrë e shtetit, të nxjerrë ligje për të mënjanuar padrejtësitë", tha papa.

Papa ka mbajtur edhe një fjalim parimor në kolegjin e Bernardnier të përmendur që më parë për lidhjen mes ksihës dhe kulturës. Papa bëri të qartë. Kulturë pa zot nuk ka dhe dënoi çdo lloj forme të ekstremizmit. Kjo është e përcaktuar edhe në bibël.

Papa Benedikti dukej i gëzuar për pritjen që i është bërë në Francë, sidomos të shumë të rinjve. Në meshën e mbrëmjes të premten në Notre Dame papa shprehur gëzimin e tij: "Të dashur të rinj, shumë faleminderit për pritjen entuziaste sot në mbrëmje. Në këtë mënyrë ju i jepni këtij takimi një frymë tepër simpatike dhe festive.

  • Data 13.09.2008
  • Autor Troendle, Stefan / Paris (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FHYV
  • Data 13.09.2008
  • Autor Troendle, Stefan / Paris (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FHYV