1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Papa dhe hija e gjatë e diktaturës

Aktivistët e të drejtave të njeriut e kritikojnë papën e ri për mungesë distancimi ndaj regjimit diktatorial në Argjentinë, në vitet 70-të. Por dëshmi për këto pohime nuk ka.

Jo të gjithë argjentinasit janë të kënaqur me papën e ri. Presidentja e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner e ka uruar me vonëse dhe me tone të ftohta papën e ri për zgjedhjen në këtë post, gjë që edhe pritej. Presidentja me synime populiste dhe papa i ri konservator nuk kanë qenë kurrë në ndonjë miqësi politike. Kjo nuk do të ndryshojë as në të ardhmen.

Të tjerët kanë jo vetëm disa rezerva ndaj zgjedhjes së Papa Françeskos, por mendojnë madje se kjo zgjedhje ishte e gabuar. "Ne kemi menduar në fillim se po bëhej fjalë për ndonjë shaka. Zgjedhja e tij për ne nuk është e mirë", thotë Graciela Lois, nga organizata e të burgosurve dhe të zhdukurve për shkaqe politike. Graciela Lois dhe aktivistë të tjerë të të drejtave të njeriut pohojnë se Françesko ka qenë tepër i afërt me regjimin diktatorial të viteve 70-ë. Në atë kohë Jorge Mario Bergoglio ishte shef i jezuitëve në këtë vend.

REFILE - CLARIFYING CAPTION Argentine President Cristina Fernandez de Kirchner (L) greets Argentine Cardinal Jorge Bergoglio at the Basilica of Lujan, December 22, 2008. Pope Francis, the former Cardinal Jorge Bergoglio, delivered his first blessing to a huge crowd in St Peter's Square on the night of March 13, 2013, asking for the prayers of all men and women of good will to help him lead the Catholic Church. Picture taken December 22, 2008. REUTERS/Ezequiel Pontoriero/DyN (ARGENTINA - Tags: RELIGION POLITICS)

Ish-Kardinal Jorge Bergoglio në bazilikën e Lujan me presidenten e Argjentinës, Cristina Fernández de Kirchner, 22 dhjetor

Kritika të rënda

Ai duket se ka pasur dijeni për rrëmbimet dhe keqtrajtimet e kundërshtarëve të regjimit. Carlos Pisoni nga shoqata HIJOS, e cila ende kërkon viktimat e zhdukura në kohën e diktaturës pohon: "Ka dëshmi të mjafuteshme se Bergoglio ka luajtur një rol aktiv në kohën e diktaturës ushtarake. Mendohet se ai ia ka dhënë ushtarakëve të dhënat e duhura dhe nuk ka kontribuar sa duhet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve."

Këtu bëhet fjalë në radhë të parë për rrëmbimin e dy priftërinjëve të rinj jezuit në vitin 1976, dhe mbajtjen e tyre në qendrën për keqtrajtime ESMA. Pas lirimit të tyre pesë muaj më vonë flitej se pikërisht Bergoglio i ka denoncuar. "Ai nuk e ka marrë seriozisht përgjegjësinë e tij si udhëheqës jezuit dhe nuk i ka mbrojtur ata sa duhet", pohon aktivistja Graciela Lois. Për këtë shkak e ka denoncuar atë në gjykatë një avokat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vitin 2005, pak kohë para zgjedhjes së kardinalit Joseph Ratzinger në postin e papës, në kohën kur konkurronte edhe Bergoglio. Në një rast tjetër, të zhdukjes së një gruaje të re në kohën e diktaturës, vëllai i saj ka kërkuar ndihmë prej Bergoglios por pa sukses.

Roman Catholic faithful pray during the first mass to celebrate the election of Argentine Cardinal Jorge Bergoglio as the new Pope, in the Metropolitan Cathedral in Buenos Aires, March 13, 2013. Pope Francis, the former Cardinal Jorge Bergoglio, delivered his first blessing to a huge crowd in St Peter's Square on Wednesday night, asking for the prayers of all men and women of good will to help him lead the Catholic Church. REUTERS/Agustin Marcarian (ARGENTINA - Tags: RELIGION TPX IMAGES OF THE DAY)

Besimtarët argjentinas duke celebruar në Katedralen e Buenos Airesit më 13.03.2013, zgjedhjen e Papës së ri

Dëshmi nuk ka

Të dyja këto raste kanë mbërritur edhe para gjykatave, kur Bergoglio ishte i ftuar si dëshmitar. Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe siguronte se edhe personalisht është takuar me diktatorin Jorge Rafael Videla, nga i cili ka kërkuar lirimin e dy priftërinjve. Ai ka hedhur poshtë kritikat edhe në autobiografinë e tij. Dëshmi për fajin e Bergoglios deri tani nuk janë paraqitur para gjykatave dhe as nuk është ngritur kurrë ndonjë aktakuzë.

Por jo pak njerëz janë të mendimit se pas këtyre akuzave qëndron një fushatë politike kundër teologut konservator. Avokatët e tij thonë se ai i ka fshehur madje edhe kundërshtarët e regjimit dhe u ka ndihmuar atyre të ikin jashtë vendit. Papa i ri e ka mbështetjen e personit me autoritet jo vetëm në Argjentinë por edhe në mbarë botën: Adolfo Pérez Esquivel, i cili në vitin 1980 është nderuar me çmimin Nobel për paqë, për angazhimin e tij për të drejtat e njeriut. "Papa i ri nuk ka pasur asnjë lidhje me diaktaturën", pohon Adolfo Pérez Esquivel duke shtuar: "ka pasur peshkopë që kanë qenë të afërt me diktaturën, por Bergoglio definitivisht jo."