1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Papa dërgon mesazhin e përvitshëm Urbi et Orbi

Në meshën e njohur si ‘Urbi et Orbi” të zhvilluar në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, Papa Benedikti ka lëshuar mesazhe për paqen dhe humanizmin

Me rastin e Krishtlindjeve Papa Benedikti XVI mbajti këtë të dielë në Romë fjalimin e tij tradicional. Në ceremoni morën pjesë dhjetëra-mijëra besimtarë. Në fund Papa dërgoi edhe mesazhin e përvitshëm Urbi et Orbi dhe u ka uruar besimtarëve katolike në mbarë botën festën e Krishtlindjes. Papa ka dhënë sot mesazhin e urimeve ne 65 gjuhë të Botës, përfshi këtu edhe gjuhën shqipe. “Për shumë vjet Krishtlindjen!”, ndërkohë që sheshi u përfshi nga pasthirrma gëzimi dhe duartrokitje.

Papa Benedikti XVI kritikoi në fillim të mesazhit të tij të njohur të Krishtlindjes "urbi e orbi" ("për qytetin dhe për botën") dëshirën e njeriut për të zënë vendin e Zotit, për të vendosur se çfarë është e mirë dhe e keqe dhe për të besuar krijuesin e jetës dhe të vdekjes.



Jezu Krishti, deklaroi ai që nga ballkoni i bazilikës së Shën-Pjetrit përpara mjëra besimtarëve, u dërgua në tokë "për të na shpëtuar sidomos nga e keqja e thellë, e ngulur tek njeriu dhe në histori që është ndarja nga Zoti, krenaria dhe vetëbesimi i tepruar se po veprojmë vetë".


"Kjo e keqe ka të bëjë me të vënit në konkurrencë me Zotin dhe zëvendësimin e Tij, për të vendosur se çfarë është mirë dhe çfarë keq, për të qenë zoti i jetës dhe i vdekjes. Kjo është e keqja e madhe, mëkati i madh", deklaroi ai.
 

Në në meshën e Natës së Shenjtë  në katedralen e Shën Pjetirt në Romë, Papa tërhoqi vëmendjen për komercializimin e festës së Krishtlindjeve. Ai u bëri thirrje besimtarëve në mbarë botën që gjërat t'i shikojnë më thellë dhe jo vetëm në sipërfaqe, sepse vetëm kështu mund të njohin gëzimin dhe dritën e vërtetë.
 

  • Data 25.12.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13Z8C
  • Data 25.12.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13Z8C