1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Papa Benedikti i XVI-të do të japë dorëheqjen

Papa do të lërë Papatin më 28 shkurt. Sipas vetë Benediktit të XVI-të, mosha dhe gjendja shëndetësore e kanë shtyrë të marrë këtë vendim, duke shënuar edhe rastin e parë prej vitit 1294.

Papa në një meshë në Vatikan

Papa në një meshë në Vatikan

Vatikani bëri të ditur se Papa Benedikti XVI do të tërhiqet nga Papati në datën 28 shkurt. Këtë lajm e bëri të ditur vetë Josef Ratzinger papritur gjatë një meshe për martirët e Otrantos në Romë. "Fuqia dhe mosha e vjetër nuk janë aq të favorshme për të ushtruar detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme", ka deklaruar Papa. Ai e shprehu vendimin e tij të jashtëzakonshëm në gjuhën latine. Papati thekson se vendimi i Papës vjen për shkaqe shëndetësore.

Papst Benedikt XVI lajmëron dorëheqjen

Papst Benedikt XVI lajmëron dorëheqjen

Tërheqja e tij përbën edhe rastin e parë qysh prej vitit 1294, që një Papë largohet me dëshirën e vet. Kardinali Jozef Ratzinger (Benedikti XVI) është Papa i 265-të. Ai u zgjodh më 19 prill të vitit 2005 pas vdekjes së Papa Gjon Palit II. Papa Benedikt XVI, ka qenë kryepeshkop i Mynihut dhe një nga anëtarët më të lartë të Kolegjit të Kardinalëve. Udhëheqja e kishës, Konklava e Kardinalëve, e zgjodhi Papën e ri në ditën e dytë të mbledhjes së tyre në Kapelën Sikstine në Vatikan. Jozef Ratzinger (Benedikti XVI) ka lindur më 16 prill të vitit 1927.