1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Papa Benedikt XVI : "Të largojmë të keqen dhe ligësinë nga zemrat"

Papa Benedikt XVI kremtoi meshën e Pashkëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë. Në sfondin e katastrofës së tërmetit në L'Aquila, festa e ringjalljes së Krishtit mori karakter të veçantë.

default

Papa Benedikt XVI duke dhënë bekimin "Urbi et Orbi".

Qiell gri i veshur mbi Romë. Moti pranveror është vrenjtur. Aq më fort vezullon zbukurimi me lule nga Holanda. Si gjithmonë, në Vatikan zotëruan ngjyrat e bardhë dhe e verdhë. Dhjetëra mijëra besimtarë, të ardhur pjesërisht nga të gjitha kontinentet, e mbushën sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

Papa Benedikt XVI tha në krye të meshës, që drita e Lindjes e Krishtit të ringjallur të shkëlqejë në mendjet dhe në zemrën e njerëzve. "Ajo na bën më të përgatitur për dhuratën e faljes, të cilën na e ofron vetë Krishti, duke na dërguar nga Ati Shpirtin e tij të Shenjtë. Të gëzuar për dhuratat e shumta të Zotit tonë, ne e dimë mirë se duhet ta përshkruajmë gjithmonë edhe më tej rrugën tonë të pastrimit. Për t'u bërë më pak jo dinjitozë, për të qëndruar para Tij dhe për t'i shërbyer Atij."

Në predikimin e tij kreu i kishës katolike bëri thirrje për të larguar të keqen dhe ligësinë nga zemrat.

Si gjithmonë, folës të ndryshëm deklamuan lexime nga Shkrimi i shenjtë në gjuhë të ndryshme të botës. Këtë herë u lexua edhe një lutje në hebraisht- në maj Benedikti XVI shkon për herë të parë në Vendin e Shenjtë.


Përballë katastrofës së tërmetit në dhe përrreth L'Aquilas, 100 km në Lindje të Romës, festa e ringjalljes mori karakter të veçantë. Me lutjen e priftërinjve të komuniteteve, Papa dërgoi rrobe për Meshën, gota dhe enë në zonën e tërmetit në Abruzze. Në mënyrë që edhe atje, megjithë kishat e shkatërruara dhe të bllokuara, të kremtohen mesha të Pashkëve.

Me ditën e sotme, kërkuesit e ndërprenë punën e tyre për të gjetur të mbijetuar në gërmadha. Tërmeti më i fortë në Itali që prej vitit 1980 solli vdekjen e 293 vetëve. Me siguri para udhëtimit të pelegrinazhit në Lindjen e Mesme, Papa do të shkojë në zonën e katastrofës.


Autor: Gregor Hoppe / Auron Dodi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora


  • Data 12.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HVIR
  • Data 12.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HVIR