1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa bën thirrje për bashkëjetesë pa dhunë

dpa/dw/pp17 Shtator 2012

Papa përsërit apelin e tij për paqe në Lindjen e Mesme pas trazirave antiperëndimore në shumë vende muslimane.

https://p.dw.com/p/169wo
Pope Benedict XVI greets faithful from his Pope Mobile upon arrival at the Baabda Presidential Palace near Beirut September 15, 2012. REUTERS/Mohamed Azakir (LEBANON - Tags: POLITICS RELIGION)
Fotografi: Reuters

Papa Benedikti XVI u bëri thirrje njerëzve në Liban që të jenë shembull i bashkëjetesës paqësore. Dy të tretat e libanezëve janë myslimanë, një e treta e tyre të krishterë. Gjatë vizitës së tij në manastirin Bkerke  Papa u kërkoi rreth 30 000 të rinjve që të qëndrojnë megjithë luftën civile në vendin fqinj.

Benedikti XVI tha: "Me sa mora vesh këtu ka edhe të rinj nga Siria. Unë dua t'ju them se sa e admiroj guximin tuaj. Thuajuni familjeve dhe miqve tuaj, Papa nuk do t'ju harrojë. Është koha që myslimanët dhe të krishterët të të bashkohen për t'i dhënë fund dhunës dhe luftës. "

Pope Benedict XVI greets faithful from his Pope Mobile upon arrival at the Baabda Presidential Palace near Beirut September 15, 2012. REUTERS/Mohamed Azakir (LEBANON - Tags: POLITICS RELIGION)
Papa në BejrutFotografi: Reuters

Në këtë mënyrë Papa përsëriti apelin e tij  për paqe në Lindjen e Mesme menjëherë pas trazirave anti-perëndimore në shumë vende muslimane. Mijëra vetë kishin dalë rrugëve të Bejrutit për të parë dhe për të përshëndur Papën. Si kulmi i udhëtimit triditor të Papës konsiderohet mesha e së dielës.