1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Papa ambientalist dhe kryebashkiakët nga bota

Si asnjëri nga paraardhësit e tij angazhohet Papa Françesku për mjedisin. Kreu i kishës katolike ftoi kryebashkiakët në Vatikan për të çuar përpara mbrojtjen e tij. Një Papë flet hapur.

Vatikan, Papst Franziskus hält Konferenz zu Klimawandel und moderner Sklaverei

Papa mban "Konferencën për Ndryshimin e kllimës dhe Skllavërinë Moderne"

Papa Françesku sheh drejt të ardhmes: "Kam shpresa të mëdha tek Konferenca Botërore e Klimës në Paris në dhjetorin ardhshëm. Shpresoj shumë që Kombet e Bashkuara të arrijnë në një marrëveshje parimore, sepse vërtet OKB-ja në këtë çështje duhet të marrë pozicion të qartë. Mua më preokupon tema e ndryshimit të klimës, por edhe ajo e tregtisë me njerëzit", thotë kreu i kishës katolike në Vatikan. Papa Françesku e njeh situatën: Ipeshkvët në qytete nuk e kanë as pushtetin dhe nuk arrijnë dot të gjithë njerëzit. Por Papa e di se duhet punuar sidomos në bazë. "Si mund t'i ndryshojmë gjërat në vend?", shtron pyetjen kreu i kishës katolike para 60 përfaqësuesve lokalë nga metropolet botërore, Parisi, Nju Jorku, Milano, Teherani apo Sao Paulo, të gjithë të ftuar nga Akademia Papnore e Shkencave dhe Kombet e Bashkuara.

Vatikan Konklave in Rom Bernd Hagenkord

Patër Bernd Hagenkord

"Qeveritë marrin vendime dhe politikanët në nivel lokal janë ata që duhet t'i zbatojnë ato dhe duhet të përballen me vështirësitë", përmbledh Patër Bernd Hagenkord qëndrimin e Papës. Kreu i seksionit gjermanisht të Radio Vatikanit e ka ndjekur takimin. "Kryebashkiakët duhet të merren me sigurinë e brendshme. Ata duhet të gjejnë zgjidhje për ndarjen e mbeturinave dhe deponitë, por edhe për pastërtinë në qytete dhe ujin e pijshëm."

Papa do të mbështesë bashkëpunimin mes qyteteve

Papa përmendi edhe mbiplehërimin që stimulon sëmundjet, zonat e thatësirës gjithnjë e në shtim si pasojë e ngrohjes globale dhe ndotjen e ajrit, të cilin e ai e cilësoi si "hyjnizim të teknokracisë". Ai bëri lidhjen mes automjeteve gjithnjë e më të mëdha dhe prerjen e pyjeve" rrëfen Peter Hagenkord dhe pyeti: "Çfarë ndodh nëse të gjitha fenomenet e teknologjizimit të tejskajshëm ndikojnë në migrimin e njerëzve?"

Për Papën është e rëndësishme lidhja mes çështjeve sociale dhe problemeve të mjedisit, sidomos tani para Konferencës Botërore për Klimën në Paris, sepse krijesa e zotit, mjedisi - është pjesë integrale e besimit katolik. Kreu i kishës katolike iu referohet studiuesve që theksojnë rëndësinë e vendimeve konkrete për arritjen e "qëllimit 2 gradë" të ngrohjes globale. Me këtë kërkohet kufizimi i ngrohjes globale deri në 2 gradë, që nga fillimi i revolucionit industrial. Por po të ndjekësh tendencën e deritanishme ka shumë arsye për dyshim se ky qëllim arrihet. "Lëvizjet e refugjatëve lindin si pasojë e shkatërrimit të mjedisit", thotë Papa. Kjo lexohet në enciklikën e Papës për shkatërrimin e mjedisit, ndryshimin e klimës dhe etjen për konsum. "Angazhimi për mjedisin nuk është çështje e Të Gjelbërve", thekson Papa.

Vatikan Papst Franziskus Enzyklika veröffentlicht Buchcover

Enciklika e Papës për mjedisin

Apel vendeve të pasura

Papa Françesku e sheh përgjegjësinë tek vendet e pasura që duhet të ndryshojnë stilin e jetës së tyre dhe të angazhohen më shumë kundër varfërisë, padrejtësisë, por edhe për mjedisin. "Nuk mund të thuhet se njeriu është këtu, dhe krijesa, mjedisi atje tej. Ekologjia është gjithkund, ajo është njerëzore." Ai u drejtoi apel kryebashkiakëve të metropoleve, në qytetet e të cilëve ka varfëri, papunësi dhe mjerim. "Selia e shenjtë dhe vendet e ndryshme mund të mbajnë fjalime impresionuese para OKB-së, por po qe se nuk bëjmë diçka konkrete tek periferitë, atëherë nuk ndryshon asgjë." Papa përmendi edhe plagën e tregtisë me njerëzit.

Deklaratë e përbashkët

Në përfundim të konferencës, Papa dhe përfaqësuesit në nivel lokal nënshkruan një deklaratë të përbashkët. Ata theksojnë aty rëndësinë e qyteteve në zgjidhjen e problemeve dhe pranojnë se arsyet e ndryshimit të klimës janë bërë nga dora e njeriut- Të varfërit i ndjejnë më shumë pasojat e ndryshimit të klimës, megjithëse ata nuk kanë luajtur ndonjë rol të madh në ndryshimet klimaterike. Kryebashkiakët pranojnë angazhimin për energjitë e rigjenerueshme. Përveç kësaj investimet duhet t'i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm dhe më pak qëllimeve ushtarake.