1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Panine pёr Europёn nga Bosnja

Furra e bukёs Klas po lulёzon prej tregtisё me BE-nё - njё ndёr historitё e pakta tё suksesit ekonomik nё Bosnje. Kjo pasi kushtet pёr sipёrmarrёsit janё shumё tё vёshtira. Nga Sarajeva reportazhi i Daniel Heinrich.

Si bukёpjekёs Mirsad Zuyd ёshtё i bёshёm nё çdo drejtim: shpatullat, barku, duart. ёshtё ora pesё e mёngjesit, ka mjaft punё pёr tё bёrё - e megjithatё ai tregohet zemёrgjerё teksa i zgjat dorёn reporterit tё DW-s nё punishten gjigante tё prodhimit tё bukёs nё periferi tё Sarajevёs. Nё akord paninet qarkullojnё nё shiritat blu tё transmisionit. Drejtuesi i prodhimit Zuyd ёshtё i kёnaqur.

"Ecёn mjaft mirё - kryesisht nё kohёn e Ramazanit njerёzit blejnё papushim prodhimet tona." Nё tre vitet e fundit furra e bukёs arriti ta trefishojё xhiron e tё ardhurave nё nivelin gati dyzet milionё Euro, thotё ai nё bisedё pёr DW: "Mua kjo mё gёzon nё radhё tё parё pёr punonjёsit tanё. Shumё prej tyre janё tё kёnaqur qё kanё njё vend pune."

Punёdhёnёsi i Zuydit ёshtё furra e bukёs Klas, njё ndёr tё paktat me histori suksesi nё ekonomi nё Bosnje-Hercegovinё. Drejtuesi i Fondacionit Konrad-Adenauer nё kёtё vend tё vogёl tё Ballkanit, Karsten Dümmel, e njeh mirё situatёn me kushtet e vёshtira. Nё RDGJ (ish-Republika Demokratike e Gjermanisё) ai ka qenё nё opozitё si mbrojtёs i tё drejtave tё njeriut kundёr shtetit tё diktaturёs, nё Afrikё ai ka punuar nё rrethanat e sistemeve tё korruptuara politike. Nga perspektiva e tij nё Bosnje-Hercegovinё preferohet veçanёrisht njё "tip" i caktuar, pёr tё qenё i sukseshёm si sipёrmarrёs: "Shumica e njerёzve, qё janё kёtu tё suksesshёm, kanё qenё pёr vite tё tёra jashtё shtetit dhe atje kanё mundur ta jetojnё vёrtetё tё qenit kreativ. Ata kthehen dhe ia dalin pёrmes lidhjeve dhe ideve tё mёdha. Por kjo nuk ёshtё e zakonshme pёr njerёzit kёtu."

"Nё treg nuk ka transparencё"

Njёri, qё mishёron forcёn realizuese tё sipёrmarrёsit si edhe luftёn e vazhdueshme me strukturat e kalҁifikuara tё politikёs, ёshtё Rusmir Hrvic. Ai ёshtё drejtor ekzekutiv i AS-Group, njё konglomerat firmash, qё punёson mbi 3.000 vetё nё Bosnje. Gama e produkteve nis nga ushqimet e deri tek tekstilet. Pavarёsisht pamjes sё tij rinore ai duket i lodhur prej rrethanave nё vend. Ai e shpreh atё qё mendojnё shumё sipamarrёs nё vend. "Unё i shoh vёshtirёsitё mё tё mёdha nё situatёn ligjore. Duhet bёrё mё shumё", ankohet ai, duke shtuar se, nuk ka transparencё nё treg nё Bosnjё." Kryesisht lidhur me eksportet nё BE "politika jonё krijon njёrёn mundёsi pas tjetrёs, pёr t'ia pёrshtatur ligjet boshnjake atyre tё BE-sё".

Mirsad Zuyd

Mirsad Zuyd

Duket se pёrzierja mes korrupsionit dhe nepotizmit i paralizon shumё. Kjo e preokupon edhe Charlotte Hermelink, drejtuese e Institut Goethe nё Sarajevё. "Ajo qё kam vёrejtur unё, ёshtё, se politikanёt punojnё vetёm pёr miqtё dhe tё afёrmit e tyre, si dhe pёr lidhjet e tyre brenda etnisё. Kjo vlen si pёr boshnjakёt, kroatёt e serbёt njёsoj", thotё ajo nё bisedё pёr DW. "Kёtu nuk ekziston koncepti pёr atё qё nё Gjermani kuptohet si "e mira e pёrgjithshme, ndaj sё cilёs janё tё detyruar politikanёt, pavarёsisht se cilёs parti i pёrkasin."

Politika dhe ekonomia: kundёr njёra-tjetrёs

Edhe shifrat e mbёshtesin atё qё thotё Hermelink. Transparency International e rendit Bosnjen nё indeksin aktual nё vendin e 76 nё nivel botёorr. Ky vend ndodhet kёsisoj nё listё poshtё Xhamajkёs apo El Salvadorit. Sipas Karsten Dümmel ka njё linjё tё qartё fronti mes ekonomisё dhe politikёs. "Nё vend tё kooperimit ato janё kundёr njёra-tjetrёs, pavarёsisht nё cilin sektor, kur takoj shefa firmash mё thonё tё njёjtё fjali: Mё mbani larg politikёs, qё tё mund tё punoj.' Kjo tregon shumё."

Kthehemi nё furrёn e bukёs Klas, ku Mirsad Zuyd vetёm ngre lehtё supet. Ai i njeh shifrat dhe rrethanat. Me kёtё ai ёshtё rritur, ato pёrcaktojnё tё pёrditshmen e tij. Megjithatё, ose ndoshta pikёrisht pёr kёtё arsye, ai nuk do t'ua heqë humorin njerёzve tё tij. Historia e suksesit tё Klas pёr tё vazhdon.

"Nga njёra anё ne duam tё ekspandojmё edhe mё shumё, Europa ёshtё njё treg i madh, qё tё ofron shumё shanse." Nga ana tjetёr ai dhe kolegёt e tij me historinё e tyre duan t'u japin njё sinjal njerёzve nё vendin e tyre: "Shihni, ne ia kemi dalё, pavarёsisht vёshtirёsive tё mёdha nё vendin tonё." E nёse edhe ju mund t'ia dilni thotё ai duke u ndarё: "kjo do tё thotё, se edhe pjesa tjetёr e vendit ka mundёsi pёr histori suksesi."