1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Panairi i turizmit: Gjermanëve u shtohet sërish dëshira për të udhëtuar

Gjermanët nuk e humbasin dëshirën për të udhëtuar dhe po kaq optimiste tregohet edhe sektori i turizmit në panairin e turizmit ITB, që hap dyert të mërkurën në Berlin.

default

Flamuj në hyrje të panairit të turizmit, ITB

Kriza ekonomike dhe gripi i derrave e kanë ulur dëshirën për të udhëtuar në mbarë botën. Kështu numri i udhëtimeve në botë ka rënë me më shumë se katër përqind, bëri të ditur organizata e turizmit botëror UNWTO. Në Europë gjendja nuk ka qenë më e mirë. Nqs shikon Gjermaninë, atëherë krijohet një përshtypje tjetër. Gjermanët nuk e humbasin dëshirën për të udhëtuar dhe po kaq optimiste tregohet edhe sektori i turizmit në panairin e turizmit ITB, që hap dyert të mërkurën në Berlin.

Kriza ishte dje. Agjensitë gjermane të udhëtimit, si psh kryesuesi i sektorit TUI, dëshmojnë se po e marrin përsëri veten. Volumi i biznesit dhe numri i turistëve shtohet përsëri. Volumi në vitin e krizës 2009 ra vetëm tre përqind. Kështu gjermanët kanë dhënë gati 21 miliardë euro për pushime, thotë Klaus Laepple, President i shoqatës federale të turizmit gjerman:


Sektori i turizmit nuk është prekur rëndë nga kriza

Një Boeing 747 i Lufthansës niset nga aeroporti i Frankfurtit

Një Boeing 747 i Lufthansës niset nga aeroporti i Frankfurtit

"Në krahasim me rëniet masive të volumit të biznesit, psh me 12% në industrinë kimike, apo 26% në tipografi, agjencitë gjermane të udhëtimit nuk kanë dalë aq keq sa disa degë të industrisë në Gjermani."

Dhe jo vetëm kaq. Duket sikur periudha e vështirë është kapërcyer, sepse rezervimet shtohen që nga mesi i dhjetorit.

"Ne ndodhemi në prag të një dekade të re plot shpresë të turizmit, kur për klientët ka rëndësi një raport i arsyeshëm në mes çmimit dhe shërbimit."

Destinacioni më i preferuar për pushuesit gjermanë mbetet Gjermania

Ky sektor ka reaguar shpejt. Pushimet e organizuara janë aq të leverdishshme sa kurrë më parë. Kjo duket se zgjon dëshirën për të udhëtuar, sepse rezervimet për muajt e ardhshëm janë më të larta se sa një vit më parë. Destinacioni më i preferuar për gjermanët mbetet Gjermania. 40 përqind e pushuesve nuk lëvizin nga Gjermania. Ndër destinacionet e largëta mund të përmenden Tailanda, Mauritius dhe Indonezia. Për pushimet e verës gjermanët vazhdojnë të preferojnë detin Mesdhe, sidomos Spanjën dhe Italinë. Por konkurrenca, me në krye Turqinë, e cila këtë vit është vend partner i panairit ndërkombëtare të turizmit ITB, nuk fle.

ITB Berlin 2010 Logo Türkei

Logo e Turqisë në ITB

"Kështu për shembull Turqia vitin e kaluar ka patur numër më të madh turistësh, kjo sigurisht që nuk është e vetëkuptueshme, dhe Egjipti ka mundur ta ruajë konstant numrin e turistëve në krahasim me një vit më parë. Gjithsej konstatohet, se destinacionet në lindje të Detit Mesdhe janë më të kërkuara se ata në perëndim të detit Mesdhe. Në periudhë afatgjatë konkurrencën e përballon, ai që zgjeron infrastrukturën turistike dhe modernizon objektet e hotelerisë, përmirëson pajisjet dhe shërbimin."

Pushuesve u duhen prezantuar oferta. Stendat janë gjithnjë e më të mëdha e më të ndritshme dhe sallat e panairit janë plot. 11.127 ekspozues nga 187 vende prezantohen në Berlin, më shumë se kurrë më parë. Christian Gëke, drejtor i panairit të Berlinit, gëzohet që këtë vit ka përsëri ekspozues, të cilët në vitin e krizës 2009 i kishin kthyer shpinën. Kjo ka patur arsye thotë ai:

"Fundja ky është prezantimi më i mirë i rrjetit të turizmit, që mund të gjesh ndonjëherë në ndonjë vend të botës. Ai jep shansin që çdo pjesëmarrës në ITB të gjejë me të vertetë njerëzit, në këtë aktivitet, me të cilët do të bëjë biznes, me të cilët do të takohet, për të cilët ka nevojë biznesi i tij."

Autor: Sabine Kinkartz/Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 10.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MON2
  • Data 10.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MON2