1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Panairi i Hanoverit ndosha do të kthehet në panair për energjinë alternative

21 Prill 2009

Hapja e panairit të industrisë dhe teknologjisë në Hanover është një prej temave më të komentuara edhe në shtypin e sotëm gjerman.

https://p.dw.com/p/Hb7K
Delfin, makinë automatike e prodhuar nga firma Festo.
Delfini, makinë automatike e prodhuar nga firma Festo, duke u lëshruar në ujë, në Panairin e Hanoverit.Fotografi: AP


Në gazetën Hanselsblat që botohet në Dyseldorf lexojmë:

"Tregtia botërore me siguri që do të ringjallet. Por ndoshta do të shtohet interesimi për prodhime krejt të tjera nga ato të sotmet. Në industrinë e automjeteve këto ndryshime po shihet që tani. Kush është ai që tani mund të garantojë se Mercedesi, BMW-ja apo VW do të kenë prioritet? Madje edhe në prodhimin e makinerive askush nuk ka pozicion të garantuar. Shtetet në zhvillim të shpejtë si Brazili, India apo Kina e kanë shumë të qarta se duhet të zhvillojnë industrinë e vet. Kjo me siguri që do të ketë pasoja për vendet eksportuese, siç është Gjermania. Ngitja e Kinës në prodhuesin më të madh në botë të makinerive, tregon se në ç'drejtim po shkojnë gjërat. Panairi i Hanoverit ndoshta do të shndërrohet për disa vite, në një panair botëror për energjinë alternative. Në qoftë se edhe kryeministri i ardhshëm gjerman ndalet më së shumti pranë prodhuesve gjermanë, atëherë me siguri që nuk ka nevojë për pesimizëm të madh," mendon komentatori i gazetës Handelsblat.

Ndërsa gazeta "Die Tagespost" vëmendje i kushton programit zgjedhor të Partisë Socialdemokrate.


"Programet zgjedhore janë vetëm pankarta dhe kanë funksion propagandues. Ato kaherë nuk janë prezantime të veçanta për qëllimet e partive politike. Këto programe të kujtojnë reklamat televizive dhe kanë për qëllim të mashtrojnë votuesit. Pikërisht kjo vlen edhe për programin e socialdemokratëve, të miratuar këto ditë. Arkitekti i programit, Franz Müntefering, ka për qëllim arritjen e një grupi të qartë votuesish, votuesit e socialdemokratëve," shkruan kjo gazetë. (bc/aca/dpa)