1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Panairi i Frankfurtit dhe prezantimi kulturor i shqiptarëve në Gjermani

25 Tetor 2016

Shikuar në tërësi, botuesit shqiptarë u prezantuan në mënyrë të denjë në panairin e Frankfurtit.

https://p.dw.com/p/2RfMZ

Shikuar në tërësi, botuesit shqiptarë u prezantuan në mënyrë të denjë në panairin e Frankfurtit. Por kësaj radhe Kosova ishte shumë më e prezantuar: ajo kishte dërguar 25 botues me rreth 200 titur, ndërsa Shqipëria u prezantua me vetëm katër botues. Paraqitja në këtë panair  - më të madhin në botë - paraqet një sukses të madh, sepse këtu ishin 7100 botues nga më shumë se 100 vende. Carolin Emcke u nderuar me Çmimin e letërsisë për paqë. Ajo ka lidhje dhe me Kosovën...
Shqiptarët patë këto ditë edhe prezantime të tjera kultturore: Shoqata URACult, në Këln ka organizuar të shtunën një festival, ku janë prezantuar gjashtë filma, ndër të cilët edhe filmat “Shok” dhe “Kolona”. Interesimi ka qenë i madh dhe filmat janë pritur vërtetë mirë. Ndërsa në orët e mbrëmjes, të shtunën në Këln është mbajtur edhe një koncert shumë i bukur i këngëtares së re shqiptare me origjinë nga Kosova, Dua Lipa. Salla e koncertit ishte e mbushur...