1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Palestinezët shpresojnë për njohjen si shtet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton për njohjen e shtetit të Palestinës. Gjithnjë e më shumë shtete duan ta mbështesin kërkesën. Por a do të rifillojnë bisedimet mes Izraelit dhe palestinezëve?

Një "Fitore politike për palestinezët dhe humbje për Jeruzalemin" pret politologu Yossi Mekelberg nga votimi i së enjtes (29.11.2012) në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Kjo sepse shumica e shteteve anëtare, prej pak kohësh edhe Franca, e mbështesin kërkesën e dorëzuar prej palestinezëve në shtator të vitit të kaluar, thotë në bisedë për Deutsche Welle-n Mekelberg. Në rast suksesi Palestina do të kishte status vëzhguesi në Kombet e Bashkuara, ngjashëm me Vatikanin.

Mekelberg, i cili punon pranë institutit kërkimor Chatham House në Londër, shpjegon që në planin afatshkurtër votimi pothuajse nuk ka për ta ndryshuar baraspeshën midis izraelitëve dhe palestinezëve. Mirëpo, vijon ai, ka shumë të ngjarë që pas statusit të vëzhguesit të vijë edhe anëtarësimi i plotë, pasi në rast se SHBA-ja nuk do ta kishte bllokuar aderimin gjatë votimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së palestinezët do të kishin qenë me kohë në OKB. "Pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare thjeshtë nuk arrin të kuptojë përse palestinezët, të cilët në fund të fundit qeverisin një Breg Perëndimor të lumit Jordan të pavarur, nuk përfitojnë së paku një status vëzhguesi."

Çështje konflikti: politika izraelite e ngulimeve

Vereinte Nationen Ban Ki-moon Libyen

Asambleja e Përgjitshme e OKB-së

Pikërisht këtu i var shpresat Fatah-u i matur, i cili qeveris në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. "Me kërkesën tonë ne përpiqemi të shpëtojmë zgjidhjen me dy shtete", thotë për Deutsche Welle-n Xavier Abu Eid, një zëdhënës i ekipit negociator palestinez. Njohja nëpërmjet OKB-së lëshon një sinjal të qartë, "që toka jonë është një shtet i pushtuar." Në këtë mënyrë Abu Eid e hedh fjalën tek politika izraelite e ngulimeve.

Sepse Izraeli vazhdon të ndërtojë ngulime në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Kjo është "pengesa më e madhe për negociatat e mëtejshme të paqes", thotë Mekelberg. Ai nuk beson që njohja ka për t'i dhënë fund kësaj. "Argumenti i izraelitëve është ky: Për sa kohë palestinezët hedhin hapa diplomatikë të njëanshëm, izraelitët kanë për të krijuar fakte në terren, duke vazhduar të ndërtojnë ngulime."

"Palestinezët i prishin urat e komunikimit"

Paul Hirschson, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite, e kritikon planin e palestinezëve. "Me hapin e tyre palestinezët po shkelin marrëveshjet e Oslos, të cilat përcaktojnë, se problemet e pazgjidhura duhen zgjidhur nëpërmjet negociatave. "Pas qëndrimit kryeneç në Kombet e Bashkuara Izraeli nuk mund t'u besojë më palestinezëve, se këta do t'u përmbahen dhe do t'i respektojnë ujditë e ardhshme, thotë ai. Në këtë kuadër njohja ka "pasoja shumë negative" ndaj marrëdhënieve midis dy palëve, thotë Hirschson. "Palestinezët nuk ngrenë ura komunikimi, por po i shkatërrojnë ato."