1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Palestinezët mund të padisin izraelitët për krime lufte

Nga 1 prilli palestinezët janë anëtarë me të drejta të plota të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë. Por nëse do të ketë me të vërtetë padi ndaj Izraelit, varet nga një sërë faktorësh.

Në fillim të marsit anëtarët e Këshillit qendror të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) u mblodhen për të diskutuar për qëndrimine mëtejshëm ndaj qeverisë së Izraelit. Presidenti palestinez Mahmud Abbas mori mandatin, për të ndërprerë bashkëpunimin e sigurisë me Izraelin. Ai gjithashtu mori mbështetje për të gjithë hapat e mëtejshëm për të mbështetur Gjykatën Penale Ndërkombëtare (IStGH) në punën e saj në territoret palestineze. Ishte e rëndësishme për Mahmud Abbasin, që të dinte se ka mbështetjen e një organizate si OÇP, e cila pretendon se flet në emër të të gjithë palestinezëve. Prozesin për hyrjen në IStGH e ka vënë në lëvizje disa javë më parë vetë Abbas. Që nga 1 prilli Palestina është anëtare e plotë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, që është krijuar për të ndjekur gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Izraeli kundër anëtarësimit

Presidenti palestinez Mahmud Abbbas

Presidenti palestinez Mahmud Abbbas

Izraeli reagoi ashpër ndaj iniciativës së Abbasit. Ministri i Jashtëm Avigdor Lieberman ndaloi transferimin e parave të taksave, që në fakt u takojnäë autoriteteve palestineze. "Nga këndvështrimi izraelit ky ishte një veprim i njëanshëm. Palestinezët e shohin vetën të detyruar të shkojnë në OKB, sepse negociatat dypalëshe kanë dështuar gjithmonë", thotë Margret Johannsen, studiuese e konflikteve në Institutin për Hulumtime të Paqes dhe Politikën e Sigurisë në Universitetin e Hamburgut (IFSH). Edhe aleati i Izraelit, SHBA, e quan këtë procedurë si kundërproduktive. Disa kongresmenë kërkuan reduktimin e fondeve të ndihmave për palestinezët.

Por palestinezët nuk janë ndalur nga kjo në përpjekjet e tyre. Palestina përpiqet ta konfirmojë profilin e saj si shtet përmes Kombeve të Bashkuara, thotë ekspertja e Lindjes së Mesme, Margret Johannsen. "Nuk është aq shumë çështja, nëse dikush dënohet apo jo. Është e rëndësishme që të shqyrtohen krimet e luftës.” IStGH ka kompetencat juridike për krime, që janë bërë në territorin palestinez, ose prej palestinezëve që nga 13 qershori. Kryeprokurorja Fatou Bensouda mbledh që nga mesi i janarit informacion mbi situatën në territoret palestineze,- në faqen e internetit ka informacion në lidhje me rrjedhën e të ashtuquajturave "hetimet paraprake të Palestinës". "Grupe të ndryshme, si organizatat e të drejtave të njeriut janë të ftuar, që të dorëzojnë raportet e tyre mbi gjendjen e palestinezëve", thotë Valentina Azarov, që jep lëndën e ligjin ndërkombëtar me fokus në të drejtat e njeriut në universitetin Birzeit në Ramallah

Do të ketë padi?

Gjykata Penale Ndërkombëtare punon tani edhe për Palestinën

Gjykata Penale Ndërkombëtare punon tani edhe për Palestinën

Por nëse në të ardhmen do të ketë me të vërtetë padi kundër ushtarëve izraelitë, politikanëve, apo kundër grupeve të armatosura palestineze është e pasigurt. Sepse gjatë hetimeve paraprake do të provohet, nëse plotësohen kriteret e nevojshme. Një nga sfidat më të mëdha do të jetë, nëse Izraeli ka për të bashkëpunuar me IStGH dhe ka për të lejuar qasjen në të dhënat e nevojshme, thotë Valentina Azarov. Këtë Izraeli e ka përjashtuar.

Valentina Azarov thekson edhe një aspekt tjetër, që vjen në konsideratë nga hetimet e mundshme për krimet e luftës. "Vendet e treta mund ta ndryshojnë qendrimin e tyre në të ardhmen." Në qoftë se do të kryhen hetime zyrtare nga IStGH, atëherë shtetet dhe institucionet do të jenë të detyruara të nxjerrin më shpejt konsekuencat. Ajo sheh aty edhe një mundësi për të nisur mbylljen e ciklit të dhunës. Me drejtësinë penale ata duan të pengojnë krimet e luftës. Të dyja palët duhet të mendojnë për sjelljen e tyre. Izraeli ka njoftuar ndërkohë se do t'ia japë taksat e mbajtura palestinezëve.